2 grupet e PD mbledhje me deputetët në të njëjtën orë! Deklaroi se do firmoste shkarkimin e Alibeajt, Xhaferraj në mbledhjen e tij! Salianji s'merr pjesë te Berisha

2 grupet e PD mbledhje me deputetët në të njëjtën orë! Deklaroi se do firmoste shkarkimin e Alibeajt, Xhaferraj në mbledhjen e tij! Salianji s'merr pjesë te Berisha

Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

Demokratët mblodhën këtë të mërkurë grupet parlamentare për të diskutuar rendin e seancës së radhës plenare dhe qëndrimet që do të mbajnë nesër në parlament. Paralel në Kryesinë e Kuvendit dhe në selinë e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha u takuan me deputetët që i përkrahin në dy mbledhje të ndryshme, duke konfirmuar vijimin e ndarjes së grupit parlamentar.

Në takimin e Alibeajt, i pari për këtë vit, mori pjesë krahas deputetëve të tjerë edhe Ferdinand Xhaferraj që kishte deklaruar se do të firmoste nismën e Ervin Salianjit për shkarkimin e kreut të grupit, ndërsa ky i fundit, pavarësisht se gëzon mbështetjen e Berishës nuk iu bashkua mbledhjes së tij.

Ferdinand Xhaferraj duket se i është bashkuar sërish grupit të Alibeajt pasi ishte një prej deputetëve që deklaroi se mund të firmoste kërkesën e Salianjit për shkarkimin e kreut të grupit parlamentar të PD. Nga ana tjetër, mungoi në festën e 32-vjetorit të themelimit të PD në Durrës gjë që mund të jetë mesazh se nuk i mbështet lëvizjet e Berishës.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë