TIRANE- Për herë të parë që prej 18 nëntorit të vitit që lamë pas, ku mbeti i plagosur në sherrin me thika që i mori jetën shokut të tij 14-vjeçar, Luis Meçja, u shfaq në krah të Martin Canit.
2 muaj nga vrasja e djalit të tyre, Angel dhe Florina Cani u shfaqën para derës së shkollës Fan Noli, ku kërkuan të vihet drejtësia në vend.
“Heshtja vret më shumë. Nuk kemi asnjë informacion, nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë. Nuk kemi asnjë reagim nga shkolla. kërkuam shkollës rregulloren e brendshme, na thanë e çuam në Prokurori” thotë babai.
“Duam vetëm drejtësi” është mesazhi i mamasë së Martinit.
Përkrahur edhe nga disa prindër e përfaqësues të shoqërisë civile, ata marshuan nga shkolla pranë së cilës u vra Martini, drejt Ministrisë së Arsimit.
Shkak për ndarjen me djalin e tyre, shohin edhe vonesën për të shkuar në spital.
“Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës për arsye se Spitali Ushtarak nuk kishte asnjë makineri për t’i mbajtur zemrën atij", shprehen prindërit e viktimës,
Martini dyshohet se u vra nga një bashkëmoshatar i tij, 14 vjecar, për një sherr që nisën në shkollë dhe e përfunduan në një rrugicë pranë. Ai u godit me thikë pranë zemrës, ndërsa dhe vetë i dyshuari, i cili u arrestua, mbeti i lënduar në dorë.
Babai i të plagosurit Luis Meçe ngriti pretendimin se një tjetër nxënës i shkollës, mik i autorit, ishte në sherr me thikë tjetër, e njëjta që sipas tij i plagosi të birin, sot i rikthyer në Tiranë me thirrjen për drejtësi për mikun e tij, pas një trajtimi mjekësor në Itali.
Edhe këtë të shtunë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha insistoi se autori tjetër me thikë është një sajesë, me qëllimin për të dezinformuar.
Foto: Luis Meçja së bashku me prindërit e Martin Canit
Sot bëhen 2 muaj nga vdekja e 14-vjeçarit, Martin Cani. Një protestë u zhvillua para shkollës “Fan Noli”, ku ai studionte.
Luis Meçja, adoleshenti që mbeti i plagosur në ngjarjen ku u vra Martin Cani është shfaqur për herë të parë në protestë.
Ai shihet krah prindërve të Martin Canit dhe qytetarëve të tjerë të pranishëm në protestë.
Drejtesi per Martinin!!! Ne nuk harrojme e do qendrojme me prinderit e tij deri sa te zbardhet e verteta!!! Nxirrni videot e pretenduara!! Tregojini me prova te verteten prinderve te Martinit, i ka ikur drita e syve o mostra pengmarres!!!
Përgjigju