2 ngjarje kriminale brenda pak minutash, Salianji: Rama thotë se Shqipëria është e sigurt, por banditët lajnë hesapet kur të duan

2 ngjarje kriminale brenda pak minutash, Salianji: Rama thotë se Shqipëria është e sigurt, por banditët lajnë hesapet kur të duan

Ervin Salianji dhe pamje nga vrajsa në Shkodër

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar për 2 ngjarjet kriminale të shënuara mbrëmjen e kësaj të diele në vendin tonë. Me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se vrasja në Shkodër dhe plagosja në Korcë tregojnë se Shqipëria është pa rend dhe pa siguri.

Duke ironizuar kryeministrin, Salianji thotë se Edi Rama flet për realitet paralel për një Shqipëri të sigurt ndërsa grupet kriminale lajnë hesapet sapo gjejnë rastin.

“Ngjarjet e sotme kriminale në Shkodër dhe Korçē edhe njêherë tjetër tregojnë që Shqipëria është pa rend dhe siguri, që banditët nuk kanë frikë nga autoriteti i shtetit dhe zgjedhin kur dhe ku të duan të lajnë hesapet me njëri tjetrin apo të kërcënojnë ata që nuk ju nënshtrohen!

Ndërkohë që grupet kriminale janë sofistikuar dhe qytetarët janë nën terror, kryeministri ka një realitet paralel kur shprehet se Shqipëria është më e sigurta!

Siguri deri më sot po tregohet që kanë vetëm bandat e krimit të organizuar, siguri që janë të paprekshëm, që çfarëdo të bëjnë qeveria do numërojë makinat e djegura dhe do përpiqet të mbulojë kriminalitetin e lartë me propaganda”, shkroi Salianji.

Rreth orës 20:10, në qytetin e Shkodrës është qëlluar për vdekje 19-vjeçari Erjon Xhenje, i cili ishte duke pirë kafe brenda një lokali në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’. Autorët që dyshohet se po lëviznin me motoçikletë janë në kërkim nga policia pasi ia mbathën përmes rrugicave dytësore.

10 minuta pas kësaj ngjarje, në orën 20:20, në qytetin e Korçës. 53-vjeçari Romeo Beberi është plagosur në këmbë teksa ndodhej brenda një lokali. Ai është paraqitur në spitalin e Korçës dhe aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot: 19/09/2022 04:53

    keto jane ato armet e 97 tes qe aikryetari yte na armatosi dhe ky gabime do ndihet dheshume vjet te tjera more veshe spurdhjake

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas