2 nismat e forta/ Listë të zezë dhe mbi 30 vite burg për abuzuesit seksualë, planifikohet ndëshkim spektakolar për pedofilët dhe përdhunuesit 

Ngjarja e llahtarshme në Rrëshen, ku 5 meshkuj kanë përdhunuar një 15-vjeçare, ka prodhuar një reagim të përmasave ndërkombëtare. Në qershor të vitit 2020, Tirana u trondit nga një tjetër rast në Babrru, ku roja i shkollës Abas Doga, së bashku me tre të rinj, abuzonin seksualisht me një nxënëse 15 vjeçare, përmes shantazhit. Në vitin 2019 procedimet penale për përdhunim të të rriturave dhe të miturave janë rritur me 40 %, ndërsa në 2020 numri i personave të dënuar nga gjykata është rritur me 22 %. Vetëm gjatë 5 mujorit të parë të vitit 2020, 66 fëmijë kanë renë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale. Nisur nga kjo situatë, në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Ministrinë e Drejtësisë qëndrojnë dy nisma, për rritjen e ndëshkimit të përdhunuesve, maniakëve, pedofilëve dhe abuzuesve seksualë të çfarëdolloj forme. 

Në shkurt të 2021, deputetja Fatjona Dhimiri ka depozituar në Kuvend një projektligj, i cili parashikon krijimin e një regjistri të posaçëm me emrat dhe të dhënat e të gjithë personave që janë dënuar për krime seksuale. Abuzuesve, sidomos pedofilëve, u ndalohet të punojnë pranë shkollave, çerdheve, spitale si dhe e kanë të ndaluar të aplikojnë për kujdestari apo birësimin e fëmijëve. Këto dhe kufizime të tjera, parashikohen të aplikohen deri kur të dënuarit për krime seksuale të konsiderohen të rehabilituar, pra kur kanë kaluar disa vite pa krye një vepër tjetër penale. 

Nisma e dytë është propozuar nga Ministria e Drejtësisë në fund të vitit 2020, ku parashikohet ndryshimi i Kodit Penal, duke përshkallëzuar dhe ashpërsuar masën e dënimit për abuzuesit seksualë. Nëse këto ndryshime do të ishin miratuar, 5 përdhunuesit e Rrëshenit do të dënoheshin secili jo më pak se 30 vite burg. Nisma parashikon një dënim nga 7 deri në 15 vjet për kryerjen e kateve seksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën 16 vjeç. Kur akti seksual kryhet me kanosje për përdorimin e dhunës, dënohet nga 10 deri në 15 vjet burg. 

Kur vepra penale kryhet me forcë, duke dehur të miturin, bashkërisht nga më shumë se një person, kur shfrytëzon cilësitë specifike të personit, kur kryhet nga njerku, mësuesi etj., dënohet jo më pak se 25 vjet. Kur vepra penale kryhet në më shumë se një nga rrethanat e mësipërme, dënohet jo me pak se 30 vite burg. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e viktimës së mitur dënohet me burgim jo më pak se 35 vjet ose me burgim të përjetshëm. Kodi aktual në fuqi parashikon një marzh dënimi 10 vite më pak, nuk parashikon dënimin e përjetshëm dhe nuk detajon rrethanat e krimit seksual. 

(Kliko këtu) Drafti i Ministrisë së Drejtësisë për krimet seksuale

(Kliko këtu) Nisma për krijimin e listës së zezë me abuzuesit seksualë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/05/2021 00:28

    Jam dakord me te dy projektligjet,vetem se kam nje verejtje per te parin:kufizimet qe propozon znj.Dhimitri,i kerkon te jene te perkoheshme,ne varesi te reabilitimit.Per mendimin tim sexofenderit,pedofilet nuk reabilitohen kurre,kjo eshte nje semundje psikologjike qe mund te fleje brenda per vite e dekada,dhe pastaj te rizgjohet me force,ne raste te caktuara.

    Përgjigju
  • Ppsh: 24/05/2021 22:44

    Hahaaa 100 vjet tha dikushi... Ju spo denoni nga 30 vjet ata qe kane nga 10 vrasje ne kurriz po kerkoni per perdhunime... Asnje dite burg kush perdhunon tju priten koqet dhe mjaft te shohim pastaj nqs dikush perserit krimin

    Përgjigju
  • Latif: 24/05/2021 17:58

    E keni vonuar dhe nje sygjerim, jo nga 10-15 por 20vjet taksative, pa te tilla hapesira se sherbejne per rryshfet

    Përgjigju
    • @Latif: 24/05/2021 19:07

      Latif je shumë i saktë, nuk duhet nga 10-15 vjet, dënimi duhet i formës të prerë 20 vjet e lartë. Këta mostra meritojnë vetëm këto dënime, sepse janë të rritur nuk janë adoleshent 15 16 vjec që nuk e kuptojnë se cfarë po bëjnë.

  • dibran: 24/05/2021 17:51

    .... MERREN CDO DITE ME sALI-sERB-kRIMINEL-dUARGJAK-tRADHETARIN E KOMBIT...... Po keshtu me Like-Flori-Hajdutin-....... Mbajini ne sirtar ata projekt -ligje....Deri ne momentin kur tju perdhunojne edhe ju,or KRIEAR PARLAMENTI!!!!!!!!! ur te provoni ndjesine e PERDHUNIMIT NE FAMILJE, atehere vendosni te beni ligje!!!!! Ahhhhhhhh !!! Ju nuk ju prek kush!!! Jeni te paprekshem dhe te mbrojtur!!!!! MONSTRA DEPUTETE E QEVERITARE!!!!!!! MBRONI TE PAMBROJTURIT ME LIGJE QE MBROJNE!!!!!!! MBRONI TE PAMBROJTURIT,OR BASHKEKRIMINELE TE VAJZAVE TE LINCUARA!!!!! MOS FLINI GJUME, OR HAJDUTE TE POPULLIT!!!!!! MBRONI POPULLIN E PAMBROJTUR, or funderina ne parlament!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja