2 operacione në Tiranë, goditet grupi kriminal që kultivonte kanabis, sekuestrohet droga me vlerë 100 mijë euro! Zbardhen edhe 24 vjedhje në Kavajë! Në total 6 në pranga

TIRANË – Një grup kriminal që ushtronte kultivimin e kanabisit me anë të llambave në Tiranë është goditur nga policia që ka sekuestruar lëndë narkotike me vlerë 100 mijë euro dhe ka arrestuar 3 persona. Ata e bënin gati lëndën narkotike në shtëpinë e 44-vjeçarit në Mallkuç të Fushë-Krujës, e paketonin dhe e shisnin.

Nga operacioni i koduar “Shtëpia jeshile”, në kuadër të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë:
 
- Ervin Prifti alias Ervin Beti alias Ervin Preni, 29 vjeç, banues në Tiranë;  
 
- Artan Muça, 44 vjeç, banues ne fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë; 
 
- Gentian Muça, 26 vjeç, banues në fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë.  

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Artan Muça, në Mallkuç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro.    
Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, si: llamba, aspiratorë, ventilatorë, filtra ajrimi etj, një shotgun, municion luftarak, shuma parash, 2 automjete dhe 3 aparate celulare.   
 
Po ashtu, nga një tjetër operacion policor u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i 24 vjedhjeve në banesa, të ndodhura në rrethin e Kavajës, gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të parë të vitit 2023. Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të dënuar më parë për vjedhje, si dhe u sekuestruan sendet e vjedhura. Po gjatë këtij operacioni, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u sekuestruan 2 armë zjarri dhe municion luftarak.  
 
Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga: -Eraldo Troshku, 21 vjeç dhe Ervis Qoli, 28 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje, dhe Enea Meta, 32 vjeç, të tre banues në Durrës.  
 
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga muaji qeshor i vitit 2022 deri në muajin shkurt të vitit 2023, kanë kryer vjedhje në banesa të ndryshme, në rrethin e Kavajës, kryesisht në banesat e emigrantëve.   
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 24 rasteve të vjedhjeve në banesa, ku kanë marrë sende me vlerë, orendi, vegla pune dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.    
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit E. T. dhe E. Q. bashkëpunonin me shtetasin E. M., për të realizuar vjedhjet dhe për të nxjerrë përfitime prej tyre. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:22
VIDEO/ Ja vila 2 katëshe ku 3 persona kultivonin kanabis dhe e shisnin! Dalin edhe pamjet e sendeve që përdornin për vjedhje 3 të tjerë

 

Kjo është vila 2 katëshe e Artan Mucës që u zbulua nga policia e Tiranës pasi 3 persona kultivonin kanabis dhe e bënin gati për shitje. Aty u kapën 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro.    

Po ashtu shfaqen edhe pamjet nga operacioni në Kavajë ku u zbardhën 24 vjedhje të kryera nga 3 të tjerë, të cilët vidhnin kryesisht në banesat e emigrantëve.

Ora 10:06
EMRAT/ Kush janë 6 personat që u arrestuan nga policia e Tiranës! 3 prej tyre kultivonin dhe shisnin drogë! 3 të tjerë vidhnin banesat e emigrantëve në Shijak

1677746805_Screenshot3.jpg

Pas 2 operacioneve të zhvilluara nga policia e Tiranës që çoi në pranga 3 persona, pjesë të një grupi kriminal që kultivonin kanabis dhe 3 të tjerë që kanë kryer 24 vjedhje në Shijak, janë identifikuar të rinjtë e arrestuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Shtëpia jeshile" u arrestuan Ervin Prifti alias Ervin Beti alias Ervin Preni, Artan Muça, dhe Gentian Muça.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Trinomi" u arrestuan Eraldo Troshku, Ervis Qoli, Enea Meta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 02/03/2023 10:05

    Po si ske turp o Tonin Vocaj, dje një njeri i vetëm vrau 3 gra duke lëvizur rrugëve të Tiranës si i donte qejfi dhe policia nuk ndërhyri në kohë, ti del sot e shet pordh se ke kapur nja dy të lodhur me ashash. Po të të vij turp nga vetja e fëmijtë e tu...ptuuu pis.

    Përgjigju
    • Turi: 02/03/2023 11:04

      Ke shume te drejte , shteti jone eshte me i korruptuari ne bote . Denohen me burg hallexhinj qe vjedhin energji elektrike dhe disa qe mbjellin canabis kurse vrasesit dhe grupet kriminale terrorizojne vendin jua qr o politikane kurva te degjeneruar

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë