Policia Italiane i kërkon palës shqiptare identifikimin e krerëve të trafikut të drogës së sekuestruar një javë më parë në Itali.
Mëngjesin e 12 gushtit në brigjet italiane policia mundi të sekuestrojë një skaf me 2 ton marijuanë dhe të vërë në pranga 5 skafistë.
Asnjë prej tyre dhe pse ka kaluar një javë nga nisja e hetimeve nuk ka folur se kush qëndron pas porosisë së kësaj sasie droge ndërsa tashmë kërkesa për të identifikuar 7 numra telefoni shqiptar përgjuar i është përcjellë autoriteteve shqiptare.
Pritet që brenda javës të identifikohen poseduesit e këtyre numrave ndërsa burime nga krimet e rënda i thanë Report Tv se dyshimet janë se pas këtij trafiku qëndrojnë disa biznesmenë nga Vlora.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com