2 vjet burg kush vret kafshët shtëpiake, Kristo: Ashpërsimi i dënimit pas rasteve të torturave

Me kërkesë të 37 500 qytetarëve, ndryshon Kodi Penal për torturimin apo vrasjen e kafshëve. Me ndryshimet e pësuara, nëse vret një kafshë apo e keqtrajton rrezikon deri në 2 vite burg dhe 10 mijë dollarë gjobë. Ndryshimi është miratuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ndërsa pas aprovimimit edhe në Komisionin e Ligjeve do të marrë fuqi nga votimi në Kuvend.

Jonel Kristo, një prej anëtarëve të Animal Rescue Albania, propozuese e këtyre ndryshimeve tregon për Report Tv se kanë shërbyer rastet flagrante të torturimit të kafshëve për të sensibilizuar dhe konkretizuar një punë të nisur dy vite më parë.

"Kjo nisëm filloi që në 2017 kur kishim një rast që e derdhi gotën, ishte shumë flagrant. Në arritëm deri në 40 mijë firma. Ka me qindra raste që janë shumë të rëndë, që as në ëndërr nuk të dalin, rrjepje qensh".

Por edhe qytetarët janë shprehur pro këtij ligji duke theksuar se edhe kafshët meritojnë të drejtat e tyre për sa kohë marrin frymë.

'Duhet të përkujdesemi dhe sillemi mirë. Është mirë që të miratohet ky ligj. Kafshët duhet që të mbrohen, ato janë qenie si njeriu kanë shpirt. Ajo video që pamë para pak ditësh te liqeni ishte makabre" thanë ata.

Por jo vetëm vrasja, por edhe keqtrajtimi, robërimi apo organizimi I lojërave me kafshë do të cilësohet vepër penale. Eksperimentimi me kafshët parashikon një dënim edhe më të rëndë, deri në 3 vite burg.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 31/05/2019 05:16

    Ktu Po vrasin njerez e spo bejn 2 vjet burg jo ma me vra qen Si puna parlamentarve

    Përgjigju
  • xxx: 30/05/2019 22:18

    Ti mire e ke o zoteri po ne BE nuk shikon nje qen ne rruge, kurse ne tirane qente i ke kope rrugeve ku njerzit nderojn rrugen se kane frike trotuaret mbushur me fekale qensh mblidhi kafshet e rrugeve sistemoi si e kane vendet e tjera. Po kur kafshon qeni rrugeve kush denohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë