Dy italianë dhe një shqiptar janë arrestuar në Romë për trafik klandestinësh. Ata akuzohen se dërgonin shtetas shqiptarë në SHBA me pasaporta false. Shqiptari i arrestuar është 37-vjeç me inicialet P. P. ndërsa grupi vepronte prej vitit 2013.

Sipas autoriteteve italiane ata kishin arritur që të dërgonin në SHBA 36 shqiptarë në mënyrë klandestinë, por pas hetimit disa mujor janë prangosur. Për të shkuar në SHBA, Kanada, por edhe në Angli shqiptarët duhet të paguanin nga 10-20 mijë euro.

Për në SHBA, klandestinët duhet të paguanin 10 mijë euro në fillim kur merrnin pasaportën dhe biletën dhe 10 mijë euro të tjera kur arrinin në destinacion. Shqiptari kishte një rol kryesor në organizatën kriminale, pasi siguronte pasaportat, ndërsa dy italianët pjesën tjetër të lëvizjeve.  Aksioni u finalizua në bashkëpunim mes autoriteteve italiane, amerikane dhe angleze, ndërsa hetimet vijojnë për të vendosur para drejtësisë persona të tjerë të përfshirë. 

d.b/shqiptarja.com