Afro 30 minuta pas orarit zyrtar të fillimit të protestës së thirrur para Kryeministrisë, Sali Berisha ndodhet ende në selinë e Partisë Demokratike, me shumë pak militantë që e presin të dalë për t'u nisur drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Në pamjet e filmuara me dron nga Report Tv, duket se në oborrin e selisë ndodhen më shumë automjete të përkruara, se mbështetës të kryedemokratit.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta/ Pas sinjalit të Berishës, militantët sulmojnë me molotovë Kryeministrinë, policia ndryshon strategji, i shpërndan menjëherë! Përplasje pranë Kuvendit










