Shqiptari hero në Zvicër! Shpëton personin që po dhunohej nga 20 persona, i vunë dhe flakën

Shqiptari hero në Zvicër! Shpëton personin që po dhunohej nga 20 persona, i vunë dhe flakën

Agron Ajeti

ZVICËR- Agron Ajeti, një 30-vjeçar shqiptar është bërë hero pasi shpëtoi një djalë që po dhunohej fizikisht nga 20 persona.

Teksa priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëndë djegëse.

Ishte gati mesnatë, por Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut arriti që të hiqte nga duart e 20 dhunuesve djalin nga Zvicra.

“Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën.

Agron Ajeti ndodhej për vizitë në familjen e tij në Zvicër atë ditë.

“Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar, ndërsa djali që u dhunua është dërguar në spital me djegie dhe mavijosje.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BRAVO!: 20/09/2022 17:18

    Mbajeni mend mire kete: Si SWhqiptaret e Maqedonise nuk ka tjeter. Jane Shume te Mire!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja