20 plumba në drejtim pronarit të bar 'Orange' në Sarandë, publikohen pamjet! Të shtëna dhe ulërima në Sarandë

Në drejtim të Spiro Iljadhit, 35 vjeç, pronar i bar 'Orange' në Sarandë u qëllua me 20 plumba mëngjesin e së dielës. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit të përplasjes me armë.  Në video dëgjohen të shtënat dhe të thirrura nga personat e përfshirë. 

Dy ditë më parë, pas një konflikti të çastit, u qëllua me 20 plumba në drejtim të pronarit të "Orange", Spiro Iljadhi 35 vjeç, afër lokalit të tij, ku rastësisht u plagos edhe pushuesi Marin Jano, 33-vjeç. Hadëri i cili është arrestuar dje ka marrë përsipër autorësinë e krimit, ndërsa janë në kërkim bashkëpunëtorët e tij 2 vëllezërit Andrea Caushi  35 vjeç dhe Visi Caushi 33 vjeç.

Vetë pronari i ‘Orange’ në Sarandë, Spiro Iljadhi, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri një ditë më parë, është ndaluar nga Policia ditën e sotme. Iljadhi u shoqërua për shkak se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre autorëve të plagosjes së tij. 

Report Tv ka zbardhur edhe motivet e ngjarjesGjithçka ka nisur kur 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri janë nxjerrë jashtë lokalit “Orange” nga roja i sigurisë së lokalit.

Arsyet se përse 3 autorët janë nxjerrë jashtë lokalit nuk dihen, por ata nuk e kanë lënë me kaq. Janë kthyer me armë duke goditur drejt lokalit dhe automjetit “Range Rover” të pronarit Spiro Iljadhi. Pasi ka dëgjuar krismat e armëve, Iljadhi ka dalë jashtë dhe ende nuk dihet me saktësi nëse e kanë zënë plumbat teksa po gjuanin me armë drejt lokalit apo nëse autorët kanë qëlluar me qëllim në drejtim të 35 vjeçarit. Biznesmeni u dërgua me helikopter drejt Tiranës dhe iu nënshtrua një operacioni te Trauma. Report Tv mësoi se plumbat e kanë prekur në bark dhe ka dëmtime të zorrëve. 

Orange" është një nga klubet e natës më të njohura në Sarandë, vend i organizimit të shumë spektakleve të këngëtarëve VIP. Pak ditë më parë Iljadhi, kishte hapur një filial të ri të lokalit "Orange" në Ksamil. Ai njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit "Bar Orange" në Sarandë dhe "Orange Pizza & Grill Lounge" në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej 'Ero'. Mësohet se ai nuk ishte person problematik dhe me precedentë penalë. Pritet që kamerat e sigurisë të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autorët pasi e kanë qëlluar, janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e 2 të tjerëve, Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë në këtë plagosje me Hadërin.
1624347741_1624263287SpiroIljadhihaderi.jpg

Spiro Iljadhi dhe Redjan Haderi

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’