Kur në vitin 1991 turma rrëzonte monumentin e Enver Hoxhës në Tiranë, Shqipëria kishte më shumë se një vit vonesë nga rënia e Murit të Berlinit dhe ngjarja nuk shkaktoi asnjë sensacion në Evropë. Ishim vend i vogël i vetë futur në ibernizimin e izolimit dhe si i tillë, nuk përbënte asnjë çudi.
Megjithatë partia që kishte lindur nga putrifikimi i sistemit, Partia Demokratike, kishte në përbërje të saj figura të spikatura në fushat e tyre dhe si e tillë, të paktën në dukje, konkurronte denjësisht me kundërshtarët e saj ish komunistë, që trashëgonin pjesën dërrmuese të bagazhit intelektual të sistemit.
Kjo vetëm në fillim. Me kalimin e viteve, Sali Berisha spastroi, përjashtoi, dhunoi, të gjithë themeluesit dhe ndjekësit e spikatur te saj, për të ardhur në vitin 2021 kur edhe atë vetë e përjashtuan. Por PD e vitit 2021 nuk ishte gjë tjetër vetëm se një hije e asaj që kishte qenë dikur.
Për t’ju kundërvënë goditjes, Berisha formoi Rithemelimin, por tashmë krijesës i mungonte fryma. Artistët, ekonomistët, mjekët, shkrimtaret, poetët, inxhinierët, historianët që e kishin themeluar dikur nuk ishin më, dhe ata që i zëvendësuan janë figura karikaturale dhe groteske.
Mjaft të krahasosh që RD-ja e dikurshme ku shkruanin penat më të mira shqiptare është zëvendësuar nga një portal që i vjen era çorape të palara, për të kuptuar se si ka degraduar opozita shqiptare.
Dhe derisa magjja ka këtë miell, dihet se çfarë buke do të dalë:
20 shkurti i vitit 2024 nuk ka për të qenë gjë tjetër veçse karikaturë e atij të vitit 1991. Azem Hajdari është zëvendësuar nga Gaz Bardhi, sikurse Sali Berisha që dikur ulërinte para turmave që mbushnin sheshin, nuk është veçse një karikaturë e vetvetes, me fjalor të vjetruar dhe i rrethuar nga pleq apo mesoburra që as nuk dinë ku të venë e as nuk dinë çfarë të bëjnë veçse të mblidhen në një rrugicë me shpresë se do gjendet një vend edhe për ta në Kuvendin e ardhshëm në listën e Foltores. Historia shfaqet dy herë: Një herë si tragjedi dhe një herë si komedi. Këtë radhë 20 shkurti ka radhën e komedisë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2
29 Janar, 21:51
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Adriatik Doçi: Faktet/ Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i non gratës
29 Janar, 16:55
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq
28 Janar, 22:55
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Beqiri në Report Tv: Për 21 janarin ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin! Çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen
28 Janar, 18:44
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
'Protesta e PD-së nuk ka lidhje me mosbindjen civile', Kikia: Primaret pa standard, pasi mungon kultura demokratike! Opozita nuk ka një skuadër të gatshme për të qeverisur
28 Janar, 13:53