Policia e Vlorës ka gjetur dhe sekuestruar sot 200 kilogram lëndë narkotike marijuanë, dy armë zjarri automatik dhe municione të cilat u tentuan që të trafikoheshin drejt Italisë nga dy trafikantët që u arrestuan.

Siç raporton policia e qytetit bregdetar, në pranga kanë rënë Çoban Tozaj 49-vjeç dhe Mateos Bregu 24-vjeç janë ndjekur nga policia deri në fshatin Mallkeq ku në shtëpinë e pabanuar të Tozajt u gjet dhe lënda narkotike.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 200 kg lëndë narkotike "Marijuanë",
- 2 armë zjarri "Automatik-model 56",
- 4 krëhër të mbushur me fishekë,
- 300 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

kapen arme fisheke

kapen arme fisheke
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)