Mashtroi shokët duke i marrë mbi 200 mijë euro dhe u zhduk, prokuroria e Tiranës kërkon 7 vite burg për ish lojtarin e kombëtares Altin Rraklli.
 
Kërkesa e prokurorit u lexua mesditën e kësaj të mërkure ndërsa vendimi për ish futbollistin pritet të jepet më 21 qershor.
 
Vetë Rraklli nuk ka qenë i pranishëm në seancë ndërsa prej kallëzimit penal ndaj tij ai ka humbur gjurmët dhe dyshohet se është larguar ilegalisht jashtë vendit.
 
Ndërkohë me pranimin e gjykimit të shkurtuar ky dënim zbret në 4 vite e 8 muaj burg dhe pritet tashmë verdikti i gjyqtarit Sokol Tona.
 
Kjo nuk është hera e parë kur ish lojtarët e kombëtares përfshihen në skema mashtrimi, pasi në një rast të ngjashëm është hetuar edhe Indrit Fortuzi i njohur si futbollisti “Zogu” në kohën që luante me ekipin e Tiranës.

caktimi i gjyqit ndaj altin rrakllit

dy.b/shqiptarja.com