/ATSH/- Investimet në liqenin e Butrintit, në Sarandë në jug të vendit, kane rritur sipërfaqet e kultivimit të midhjeve, si rezultat dhe prodhimin e tyre.
Sipas të dhënave zyrtare,në vitin 2014, prodhmi i midhjeve u rrit me rreth 50% krahasuar me 2013-n me një prodhim total 1500 tonë nga 750 tonë që ishte në vitin 2013.
Ndërsa, zënia e peshkut ka qenë 5.813 tonë nga 5.369 tonë që ishte në vitin 2013, duke u rritur në terma vjetorë me 7,6%. Në të kundërt, akuakultura (rezervat peshku) ka pësuar një rënie gjatë vitit 2014 me 785 tonë krahasuar me një vit më parë ose rreth 50% më pak. Arsyeja e rënies së prodhimit, sipas informacioneve nga terreni, është konkurrenca e lartë e peshkut që importohet nga vendet fqinje.
Midhja e liqenit të Butrintit prej vitesh po përballet me bllokadën e pamundësisë për eksport.
Aktualisht ne liqenin e Butrintit me një sipërfaqe prej 1600 hektarësh, ndodhen rreth 78 impiante te prodhimit te saj me te cilat operojnë 50 subjekte private. Prodhimi i midhjes ne vit shkon ne 13 deri ne 15 mije kv.
/Shqiptarja.com