TIRANË - Krimi brenda familjes ka tronditur 30 familje shqiptare duke shkaktuar viktima mes tyre dhe foshnje. Viti 2015 ka njohur dyfishim për këtë vepër penale krahasuar me 2014-ën, ndërsa referuar statistikave të gjykatës së krimeve të rënda në 36 dënimet e dhëna dhe 4 gra.
...
Krimi në familje vazhdon të mbetet shqetësues si për shoqërinë shqiptare ashtu dhe për Policinë e Shtetit, duke u dyfishuar krahasuar me vitin 2014. Përgjatë 2015 kjo vepër penale është dyfishuar, duke sjellë mesatarisht dy krime në muaj me viktima brenda familjes me lidhje gjaku apo bashkëshortore.
Referuar statistikave të Gjykatës së Krimeve të Rënda janar-dhjetor 2015 janë 30 autor të dënuar për krimet e kryera në familje.
Mes të dënuarve kryesojnë ato për meshkujt me 26 vendime fajësie dhe burgim nga 10-40 vite dhe 4 gra ku dy prej tyre kanë vrarë fëmijët dhe dy bashkëshortët.
Krahasuar me vitin 2014 për të njëjtën periudhë Krimet e Rënda kanë dhënë 14 vendime fajësie për krimet në familje.
Nga analiza e kësaj gjykate shkak i dyfishimit të këtij krimi janë faktorët social ekonomik si dhe krisja e marrëdhënieve ndërmjet çifteve. /REPORT TV/
/Shqiptarja.com

VIDEO