/ATSH- Mikrokredimi për sektorin rural gjatë vitit 2015, pritet të shënojë tregues me rritje pozitive kundrejt një viti më parë.
Unioni SHKK bën të ditur se, ky vit do të jetë për USHKK, një vit i ndryshimeve pozitive për institucionin dhe rrjetin e SHKK-ve të shtrira anembanë vendit. Unioni do të ndjekë gjatë vitit 2015 dy drejtime kryesore.
Nga njëra anë, thellimin e shërbimeve me qëllim rritjen e cilësisë dhe të intensitetit të produkteve ofruar ndaj anëtarësisë, si dhe nga ana tjetër, zgjerimin e shtrirjes së anëtarësisë duke rritur nivelet e kursim/kredive dhe numrin e SHKK-ve të reja.
Duke u bazuar në rezultatet e vitit 2014 dhe potencialet e rritjes, parashikimet për vitin 2015 janë që Unioni SHKK të rrisë shkallën e ndërhyrjes dhe të konsolidojë më tej treguesit e rrjetit SHKK. Në fokusin kryesor të rrjetit SHKK do të jetë përmirësimi dhe forcimi i shërbimit ndaj anëtarëve për t'u përgjigjur sa më shpejt, në kohë dhe profesionalisht kerkesave te tyre për shërbime financiare.
Gjatë vitit 2014, Unioni dhe rrjeti SHKK kanë vazhduar rritjen dhe konsolidimin e treguesve sasiorë dhe cilësorë të aktivitetit.
Pavarësisht frenimit të kredidhënies në tregun ndërbankar, Unioni dhe shoqëritë kursim kredi kanë vazhduar suksesshëm kredidhenien për anëtarët banorë të zonës rurale.
Rritja e volumit te aktivitetit te Unionit ka ardhur në përgjigje të shpejtë të kerkesës së zonës rurale, e cila ka ardhur gjithmonë në rritje gjë që deshmohet qartazi dhe nga rritja e numrit të anetaresise dhe portofolit te depozitave ne rrjetin e shoqerive kursim kredi.
/Shqiptarja.com