21% e të rinjve të papunë/ Eksperti Muça: 3 shkaqet kryesore! Tregu kërkon më shumë zanatçi sesa të shkolluar

Moshat e reja në vend e kanë më të vështirë gjetjen e një pune, dhe të pozicionohen në profesionin për të cilin kanë studiuar.

Sipas të dhënave të INSTAT tek grupmosha 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është më e lartë dhe për pasojë edhe niveli i punësimit është më i ulët. Ekspertët për çështjet e punësimit listojnë disa nga faktorët që ndikojnë në nivelin e papunësisë tek të rinjtë.

“Kjo ndodh për një sërë faktorësh. Së pari është mospërputhja midis profileve të shkollimit të tyre në raport me kërkesat specifike të tregut të punës i cili më së shumti kërkon profesione në kuadrin e zanateve. Së dyti është mungesa e meritokracisë qoftë në punësim qoftë në promovim. Së treti është fakti që një pjesë e konsiderueshme e të rinjve kanë pamjaftueshmëri informacioni për mënyrë se si duhet të kërkojë punën”, tha për Report TV eksperti Erion Muça.

Në 6 mujorin e parë të këtij viti jashtë tregut të punës ishin 71mijë e538 të rijnë deri në 29 vjeç, me një rënie prej më shumë se 3 mijë krahasuar me 2019. Edhe paga e ulët sipas ekspertit Erion Muça ndikon në demoralizimin e të rinjve.

“Një pjesë e të rinjve fillojnë punë part-time që në universitet kryesisht në call-center dhe paguhen mirë për orët që punojnë. Kjo pagë e mirë që marrin ju krijon atyre edhe pritshmëri artificiale për pagën në të ardhmen dhe kthehen në pasiv për kërkuar dhe për tu punësuar në profesionin e tyre”, thekson eksperti.

E rëndësishme për tu punësuar është edhe pasja e praktikës në profesion.

“Sot stimulohen më shumë nga tregu i punës ata persona që i kanë zhvilluar aftësitë e tyre profesionale që në vitin e parë. Me këtë konkurrencë që ka tregu studentët sot duhet ti zhvillojnë njohuritë dhe të mos ja lënë çdo gjë arsimit të lartë. Duhet të avancojnë në gjuhë të huaj, të njohin programe specifike, që nëpërmjet aftësive të tyre të rrisin shanset për tu për tu punësuar. Me rëndësi është edhe promovimi i vetes së tyre”, pohon Muço.

Muço tregon edhe disa nga profesionet më të kërkuara në vend.

“Disa nga pozicionet e punës sot që janë më të kërkuara nga tregu janë për drejtues kompanish, janë punonjësit e TIK, kërkohen zanatçi, mekanik, elektricist që kanë hapësira në treg. Tregu jonë këto profesione kërkon.

Po bazuar në të dhënat e INSTAT, përveç të rinjve të deklaruar si të papunë, në nivel akoma më të lartë janë personat jo aktiv, ndërsa numri i të punësuarve për këtë kategori arriti në 333 mijë e 870 persona.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 09/12/2020 16:39

    Nevoje te madhe ka tregu i punes per jurista, ekomomista sa po kerkohen dhe jashte. Ne kemi jurista per te mbuluar ameriken. Por nuk kemi saldatore, karpentiere, elektriciste, guzhiniere, muratore, bojaxhinj

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 09/12/2020 10:01

    Ndoshta gaboj,por edhe une gjykoj qe sot tregu i punes ka me shume nevoje per zoterues te profesioneve te ndryshme.Por a ka dhe ku ti gjesh ? Perpara viteve 90'te,fumksiononte aresimi i mesem profesional,si : Politeknikumi ,Teknikumi i Ndertimit (nevojat e sotme te aktivitetit ndertimor ?!),Teknikumi Ekonomik (ekonomiste te mesem,besoj duhen po aq,ose me shume se ato te larte ?!),Teknikumi Bujqesor,Teknikumi Mjeksor (nevoja per infermiere,me shume se per mjeke ?!),etj.I gjithe ky sistem qe dikur funksiononte dhe per te cilin sot,tregu i punes,vertet "vuan",duhet ringritur ! Bile edhe arsimi i mesem per profesionin IT'se ! Ne te kunderten,do te vazhdoje te thellohet hendeku ne mes nevojes se tregut te punes per "zanatçinj" dhe mundesise per te gjetur te tille ! Gjithashtu duhet te mbahet parasysh qe pjesa dermuese e emigracionit tone,jane "zanatçinj",te cilet sot "perdoren" ne perendim.Pergatitja e "zanatçinjve" te shkolluar,do te rrise edhe konkurencen ne treg,per rrjedhoje edhe nivelin e pagave ! Eshte e thjeshte,nese sot paraqiten per pune dy te rinj,pa profesion,do preferohet ai qe "pranon" pagen e ulet.Perndryshe si do te mbijetoje ky individ ?! Shteti dhe organizatat e biznesit duhet medoemos,ti rikthehen dhe te nxisin sistemin e shkollimit te mesem profesional ! Ne ekonomi tregu eshte e domosdoshme ! Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit