21 Janar 2023, njëjtë si 21 Janar 2011!

21 Janar 2023, njëjtë si 21 Janar 2011!

Ilir Meta, Sali Berisha dhe foto nga 21 janari

Ishte një ditë gri, tipike për dimrin e kryeqytetit. Ishte ftohtë, si për çudi dielli nuk doli fare, ndoshta po të çante retë e dendura, do të ngrohte sadopak të eturit për gjak! Jo! Dielli nuk doli dhe ajo ditë u fut në histori si një nga më tragjiket që ende jehon!

Si një gazetar i ri me zellin e kënaqësisë për të ndjekur një protestë që do të ishte ndër më të mëdhatë, bashkë me shumë kolegë ishim përgatitur mirë! E megjithatë as në imagjinatën më shfrenuar nuk kishim parashikuar atë skenar. Ajo ngjarje më kalon para syve si një film. Ende me kujtohet tingulli i plumbave, përplasja me xhamat e kullave dhe zhurma e rikoshtës. Gazi lotsjellës e shumë elementë të tjerë, e atij kaosi proteste kundër bllokut të Ilir Metës!

Jam përpjekur t’a shikoj shumë ftohtë atë ditë, edhe pse ne që ishim atje u përfshimë nga emocionet kur pamë gjak në Bulevard! 12 vite nga vrasja e 4 personave të pafajshëm në Bulevard në 2011, ndoqa me vëmendje reagimet dhe vërej ende një ndarje të skajshme të shoqërisë, si ato ditë të turbullta. Pas mbylljes së protestës filloi turpi në ekrane, një gazetar i plagosur Fatos Mahmutaj, nuk raportohet nga media e tij fare. Një deputete që qante se u dogj një palmë, madje tha se as duhej të vareshin se vrasja ishte pak! Unë ato ditë pashë dy grupe, ata që dikur thoshin, e thonë, mirë ua bënë që i vranë se shkelën perimetrin e sigurisë (e pavërtetë), e pjesa tjetër që thotë i vrau Berisha, ish-kryeministër në atë kohë.

Si gazetar, kam raportuar nga terreni dhe pashë që të gjithë ata që u vranë ishin larg perimetrit. Madje i panë të gjithë. Provat treguan që ata u vranë nga garda, dukshëm me urdhër, por ende e pafaktuar.

Një shqetësim kam, me aq shumë prova e fakte që protestuesit i vranë jashtë perimetrit, madje edhe me duar në xhepa, si mundet ende që njerëzit ta vënë në dyshim që shteti vrau!

Edhe pse mendoj se për drejtësi është tepër vonë, si ka mundësi që një shoqëri për shkak të bindjeve politike mos të dënojë një krim edhe pse kanë kaluar 12 vite!

Jo për t’i çuar kredite një partie, por për hir të humanizmit shoqëror. Ja pra që politika në ketë vend e ka ndarë shoqërinë në 2 thela, ne dhe armiqtë! E vërteta fatkeqësisht nuk ka rëndësi! Drejtësia, më mirë mos të flasim për të!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin