TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Besnik Baraj si një prej protagonistëve të protestës së 21 janarit 2011, në një intervistë për televizionin A1 Report, ka theksuar edhe një herë vullnetin e qeverisë për të zbardhur dhe për të vënë para ligjit urdhëruesit dhe zbatuesit e tragjedisë ku mbetën të vrarë 4 persona përpara derës së kryeministrisë.
I ftuar në studion e A1 Report, Baraj tha se për herë të parë shteti ka marrë përgjegjësi për atë se çfarë ndodhi më 21 janar, dhe kjo pa dallim të ngjyresës politike. Sipas tij është e papranueshme që në një ngjarje të tillë, ku faktet janë të pakontestueshme, ende nuk ka një person që të jetë shpallur fajtor.
Në këtë kontekst, Baraj nënvizoj se pavarësisht vullnetit të qeverisë, gishti i qeverisë, opinionit publik por edhe faktorit ndërkombëtar është drejtuar për nga sistemi i drejtësisë. Dhe siç tha ai, çështja e 21 janarit mund të mbyllet vetëm përmes drejtësisë së plotë, e cila mund të vijë përmes prokurorvë të huaj ose reformimit të drejtësisë, si një nga prioritetet kyçe të Bashkimit Evropian për vendin tonë.
“Nuk duhet krijuar keqkuptimi që shteti është një institucion në tërësi, dhe ngjyrimet dhe përgjegjësia e shtetit nuk lidhet se cila forcë politike është në pushtet. Në këtë kuptim, shteti i 21 janarit, vrau dhe kjo u bë evidente falë kontributit të medias, dhe dua të ju falënderoj, vrau dhe fshehu faktet, dhe bëri presion mbi Prokurorinë e gjykatat. Ne nuk mund të ushtrojmë presion ndaj Prokurorisë, por kërkojmë ta riformojmë dhe ky është kriter i vendosur nga BE, ndaj të gjithë institucioneve të pavarura, që duhet të katalizojnë procesin e reformimit. Edhe të djathtët europianë e drejtojnë gishtin jo nga qeveria, por nga institucionet e pavarura siç është drejtësia. Ky është kusht për të gjithë ne. Duke pasur parasysh edhe eksperiencat e mëparshme, në një demokraci delikate, ku jo të gjithë institucionet janë në vendin e duhur, dhe sidomos drejtësia, në këto raste edhe për faktin se bëjmë pjesë në organizma ndërkombëtare, fare mirë mund tu adresohemi institucioneve ndërkombëtare për një gjykim të pakontestueshëm nga partitë politike, sepse janë të pakorruptueshme.” theksoi në fjalën e tij Baraj
Duke vijuar më tej, Baraj u shpreh se përgjegjës për ngjarjen e 21 janarit, nuk mund të bëhen thjesht gardistët, por prapa tyre qëndrojnë Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i atëhershëm të cilët shkelën ligjin, dhe urdhëruan përdorimin e armëve ndaj popullit.
Më poshtë intervista e plotë e deputetit të PS, Besnik Baraj dhënë për A1 Report:
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.2%
-
Jo
48.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9289
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor 2024, 10:34
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor 2024, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor 2024, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29