21 janari/ Gruaja dhe xhaxhai i Aleks Nikës paraqiten në SPAK! Pritet të dorëzojnë një kasetë ku Ndrea Prendi jep urdhër të qëllohen protestuesit

Rajmonda Nika, gruaja e Aleks Nikës, një nga protestuesit e vrarë më '21 janar', është paraqitur sot në SPAK, për herë të parë, me shpresën për të vënë drejtësinë në vend për humbjen e jetës së bashkëshortit të saj.

Gruaja që insistoi deri në Gjykatën e Strasburgut për hetimin e 21 janarit nga SPAK si vrasje shtetërore, do të paraqitet para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit për kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtuesit të gardës Ndrea Prendi. 2 orë pas saj, në mesditë, do të pyetet edhe Mark Nika.

Gruaja dhe xhaxhi i Aleks Nikës kanë pretenduar se kanë një kasetë të cilën do ta dorëzojnë në SPAK, ku ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi jep urdhër që të qëllohet ndaj protestuesve, pas komunikimit me Sali Berishën.

Me dyshimin se veprat penale mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, gjatë ushtrimit të detyrës, SPAK heton për 3 vepra të rënda penale, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Lajmi në përditësim...

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Kate Middleton flet për gjendjen e saj shëndetësore dhe kimioterapinë: Ka ditë të mira dhe të këqija

Kate Middleton flet për gjendjen e saj shëndetësore dhe kimioterapinë: Ka ditë të mira dhe të këqija