SPAK ka nisur punën për zbardhjen e 21 janarit, ku një ditë pasi dëshmoi bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda dhe xhaxhai i tij Mark Nika, sot në SPAK u thirr edhe Ndrea Prendi, ish- komandanti i Gardës.
Kreu i demokratëve Euroatlantik Lulzim Basha, ka deklaruar se ai është i gatshëm për tu marr në pyetje lidhur me ngjarjen e 21 janarin, për të cilin ish-prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, e ftuar në 'Frontline' në Report Tv tha se shpreson që ai të bëhet bashkëpuntor i drejtësisë.
“Çështjet që e kanë të penduar janë çështjet më të vështira, sepse fjalët e thëna nga këta persona duhet të përputhen me provat. Ne shpresojmë që dikush të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë qoftë edhe zoti Basha, duke qenë se qenka treguar i gatshëm për tu marr në pyetje”, tha ajo.
Imeraj tha se SPAK mund të thërras edhe kreun e PD Sali Berisha edhe pse ky i fundit është në arrest me burg.
“Tashmë ka një grup që do vendos se kush do të merret në pyetje. Ka një kuadër ligjor që tregon për mënyrën se si duhet që të bëhen protestat dhe se si duhet që të reagohet karshi një turme që proteston. Është një kuadër i tërë që do të studiohet, çfarë plani masash është marr dhe kush kanë qenë personat që kanë marr atë plan masash dhe nëse ka pasur një urdhër nga kush është dhënë ky urdhër. Prokuroria edhe për persona që janë në arrest me burg kur ka nevojë të marr në pyetje mund ti marr në pyetje, edhe duke i marr në zyrat e prokurorisë. Nuk ka ndonjë ndalesë për të marr në pyetje", tha ajo.
Por, sa do të jetë koha që do ti duhet prokurorëve të SPAK për të pasur një rezultat lidhur me 21 janarin?
Për ish-prokuroren e Tiranës nëse veprimet hetimore do të jenë intensive nga ana e prokurorëve, do të duhen jo më shumë se 6 muaj.
"Me veprime hetimore intensive nuk mund të marr më shumë se 6 muaj dhe ka interes të shtuar për këtë çështje, pasi publiku është më se i interesuar për të ditur se çfarë ka ndodhur", tha ajo
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3275
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi
27 Nëntor, 17:40
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor, 17:10
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në 'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)
27 Nëntor, 16:32
-
Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?
27 Nëntor, 14:47
-
SPAK çon në GJKKO dosjen e deputetit PS Plarent Ndreca dhe 15 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme! Dyshime për shkelje në tenderët e vitit 2019 (SKEMA+EMRAT)
27 Nëntor, 13:58
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
DOSJA / Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor, 11:04
-
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)
27 Nëntor, 10:46
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
Po ti moj prokurore çfar bere kur ishe ne kohen e saliut ? Tani me del dhe derdellis ,si s'te vjen zor qe del dhe jep mend ,farina e kane TV stacionet qe te therasin,po tani ku punon se ty te nxoren jasht nga prokuroria apo e harove moj hajdute .
Përgjigju