Spiropali në Report Tv: Autorët e '21 Janarit' janë ndëshkuar nga shqiptarët në çdo zgjedhje, tani radha e drejtësisë! Berisha-Basha po kallëzojnë njëri-tjetrin, të thirren për të dëshmuar

Autorët e vrasjeve të 21 janari janë dënuar sistematikisht prej 11 vitesh nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje por tashmë ka ardhur koha të marrin dënimin e merituar edhe nga sistemi i drejtësi. Ky është qëndrimi i ministres Elisa Spiropali, e cila e ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv, nënvizon se drejtësia nuk do të vonojë për të dhënë ndëshkimin e merituar ndaj vrasësve të 21 janarit.

Ajo tha se PD dhe LSI që qeverisnin vendin 11 vite më parë e kanë marrë ndëshkimin e merituar në çdo zgjedhje që prej asaj dite. Por për Spiropalin, tashmë është koha që edhe drejtësia të japë dënimin e saj ndaj përgjegjësve të katër vrasjeve.

“Zoti vonon, por nuk harron. Por edhe Drejtësia nuk duhet të harrojë. Ka dy fasha ndëshkimi, një janë zgjedhjet dhe e dyta drejtësia. Sa i përket zgjedhjeve e kanë marrë ndëshkimin me votë shumë herë radhazi. Tani ka mbetur të marrin ndeshkimin e drejtësisë dhe une shpresoj shume të mos vonojë” – tha ajo për ‘Kontrast’ në Report TV.

Duke komentuar akuzat e fundit mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, që fajësojnë njëri-tjetrin për 21 Janarin, Spiropali tha se të dy politikanët në fjalë duhet të thirren sa më parë nga drejtësia.

“Pas kaq viteve të dëgjosh ish-ministrin e Brendshëm që akuzon ish-kryeministrin e tij se ka urdhëruar vrasjet është e pavlerë moralisht, por i shërben drejtësinë. Këto personazhe duhet të thirren dhe të japin dëshmitë penale. Ndërsa moralisht deklaratat e sotme nuk e ngrejnë Bashën që del dhe përmend 21 Janarin se ka hallin e derës së tij” – tha ajo.

Sa i përket zgjedhjeve të 6 Marsit, ministrja Elisa Spiropali tha se emrat e kandidatëve nuk janë diskutuar ende në Kryesinë e Partisë Socialiste por sipas saj nuk përjashtohet mundësia që të jenë të gjashta kandidatet gra.

Duke komentuar deklaratat e Ilir Metës, i cili kohët e fundit e akuzon Bashën së ka shitur opozitën, Spiropali deklaron se këta janë në një garë të ethshme me njëri tjetrin, se kush është më pranë Edi Ramës etj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:01
Spiropali: Opozita është në një ‘duel hunjsh’, në zgjedhjet e pjesshme shkojmë me kandidatët më të mirë

Tashmë është përcaktuar data e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki, por Elisa Spiropali thotë se emrat e kandidatëve nuk janë diskutuar ende në Kryesinë e Partisë Socialiste. Ajo nuk përjashtoi që të gjashta kandidatet të jenë edhe gra.

“Mund ta thoni me plot gojën se mund të jenë edhe të 6 kandidatet gra. S’ka rëndësi gjinia, por cilësia e karakterit” – tha Spiropali.

Sa i përket Partisë Demokratike, Elisa Spiropali deklaroi se fatkeqësisht kjo forcë politike është në garë për partinë dhe jo për bashkitë.

“Fatkeqësisht PD është në garë se kush do të marrë partinë dhe jo kush do të fitojë bashkitë. Kush do të marrë kështjellën dhe kush do të mbajë çelësat” – tha ministrja.

Në ‘Kontrast’ për Report TV, Spiropali komentoi edhe deklaratat e Ilir Metës, sipas të cilit Lulzim Basha e ka shitur opozitën.

“Këta janë në një garë të ethshme me njëri tjetrin, se kush është më pranë Edi Ramës etj. Pra edhe në garën e tyre ne vihemi në mes pa asnjë arsye. Një garë e vogël kjo dhe pa qëllime kombëtare. Garën për bashkitë nuk e shohim si një referendum popullor, apo si një ndjenjë revanshi. Do të hyjmë me kandidatët më të mirë të mundshëm. Ndërsa opozita është në një garë hunjsh” – tha Elisa Spiropali.

K.T./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë