Deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan në një deklaratë për mediet u ka bërë thirrje partive politike në Tiranë për zhvillimin e zgjedhjeve me standarde. Eurodeputeti nënvizon se, vetëm zgjedhje sipas standardeve evropiane do të kontribuojnë në përforcimin e institucioneve lokale si dhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Deklarata e Kukan:
Këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm për konsolidimin e procesit demokratike në Shqipëri dhe për integrimin e mëtejshëm të vendit në Bashkimin Evropian.
Shpresoj që Shqipëria të arrijë të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet demokratike. Vetëm zgjedhje të tilla do të kontribuojnë në përforcimin e demokracisë lokale dhe besimin e votuesve tek përfaqësuesit e tyre.
U kërkoj të gjithë politikanëve që të respektojnë ligjin dhe procesin zgjedhor si dhe të kontribuojnë në përmirësimin e kulturës politike në vend. Nw respekt tw kësaj, gjithashtu, rikujtoj marrëveshjen e partive politike në dhjetor 2014, për parandalimin e zgjedhjes në poste publike të individëve me të shkuar kriminale.
Parlamenti Evropian po e ndjek nga afër procesin zgjedhor. Shpresoj që politikanët shqiptarë dhe votuesit do të riafirmojnë në fund të kësaj jave zotimin për standardet dhe vlerat evropiane.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

rëndësishëm për integrimin në BE">