Sot në vend 217 qytetarë pozitivë me COVID dhe 9 humbje jete, 24 pacientë në gjendje të rëndë

Sot në vend 217 qytetarë pozitivë me COVID dhe 9 humbje jete, 24 pacientë në gjendje të rëndë

TIRANË- Shqipëria vijon të mbetet në shifra të larta të infektimeve nga COVID, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitiv 217 qytetarë, ndërkohë 9 të tjerë kanë humbur jetën. 143 raste janë regjistruar vetëm në Tiranë, për t’u ndjekur nga Fieri dhe Durrësit. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 2522 testimeve.

“Janë kryer 2522 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 217 qytetarë, në këto bashki: 143 në Tiranë, 20 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 4 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Kavajë, Mat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Konispol, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Tepelenë, Delvinë, Mallakastër, Divjakë, Dibër, Kurbin, Has”, thuhet në njoftimin zyrtar.

9 viktima janë regjistruar në 9 qarqe të ndryshme, 2 prej të cilave në Tiranë.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: një qytetar nga Lezha 57 vjeç, një qytetar nga Kruja 66 vjeç, një qytetar nga Mati 66 vjeç, dy qytetar nga Tirana 71-74 vjeç, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një qytetar nga Berati 78 vjeç, një qytetar nga Përmeti, 78 vjeç dhe një qytetare nga Vlora 83 vjeçe”, bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë. 

Kurba e personave që janë aktualisht aktiv me COVID, vijon të jetë e qëndrueshme, me ulje dhe ngritje të vogla. Nga sa bëhet e ditur, në total aktualisht janë 6274 qytetarë aktivë, e ndërsa situata paraqitet e qëndrueshme edhe në spitale, ku janë të shtruar 153 pacientë. Fatkeqësisht 24 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

“Janë 6274 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (18 Tetor 2021) 
Raste të reja ditore        217
Të shëruar në 24 orë      202
Të shtruar në spitale       153
Humbje jete në 24 orë    9
Testime ditore                2522 

Testime totale              1,261,888
Raste pozitive                178,188
Raste të shëruara            169,085
Raste Aktive                     6,274
Humbje jete                      2,829 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            3078
Durrës            710
Fier                 698
Shkodër         486
Elbasan          231
Berat              194
Gjirokastër      191
Lezhë             188
Kukës             159
Korçë              143
Vlorë               114
Dibër               82

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës