Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve, Policia Rrugore ka publikuar videon e një 21-vjeçari nga Fieri i cili është ndaluar nga efektivët pasi drejtonte automjetin me shpejtësi 162 km/h. Kontrollet e policisë janë bërë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Radari i policisë ka kapur shoferin e ri fluturues teksa drejtonte automjetin tip "Benz" me shpejtësi tej normave të lejuara.