DURRËS- Një 21-vjeçar ka përplasur një të moshuar në Durrës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është kapur nga policia.
Policia njofton se në lagjen nr.13, Durrës, një motoçikletë me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasen H. Xh., 72 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pasi kanë bërë të mundur kapjen e drejtuesit të motoçikletës, kanë shoqëruar shtetasin F. T., në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.