22 marsi, shkresa sekrete:
Ushtria patrullim tre dito

22 marsi, shkresa sekrete:<br />Ushtria patrullim tre dito
TIRANË - Kryeministri Sali Berisha teksa ka festuar 22 marsin, si fitoren e parë të Partisë Demokratike, nuk ka kursyer që të kërkojë edhe shërbimet ushtarake në mbrojtje dhe funksion të tij. Kryeministri Berisha, në datën e tij historike, nuk nguroi që të fus “nën sqetull” edhe Ushtrinë, përveç Policisë, e cila e ka për detyrë të jetë në gadishmëri për festime apo tubime.

Depolitizimi i Ushtrisë ekziston vetëm në letër.
Në Kushtetutë dhe në ligjin e Ushtrisë thuhet se ushtria del në terren kur ka ngjarje të jashtëzakonshme, dhe me urdhër të komandantit të Forcave të
Armatosura, Presidentin e Shqipërisë. Në një dokument që SHQIPTARJA.com ka siguruar nga Ministria e Mbrojtjes konstatohet e kundërta. Makinat e ministrisë së Mbrojtjes kanë dalë të “patrullojnë” për hesap të festës së Partisë Demokratike. Dy ditë më pare dhe një ditë më pas janë identifikuar në librin e daljes së mjeteve ushtarake në Brigadën e Mbështetjes Rajonale (KMR) këto lëvizje: më datë 23.03.2012 që prej orës 9.30 deri në orën 13.30 janë larguar nga kjo brigadë pesë makina në drejtim të Sheshit Nënë Tereza me autorizim ditor. Po ashtu kjo gjë ka ndodhur edhe më 20 dhe 21 mars 2012. Dokumenti që ne kemi siguruar jep me orë daljet e makinave nga KMR.

VEND ANËTAR I NATO
Shqipëria që prej 2 Prillit të vitit 2009 është anëtare në Aleancën e Atlantikut të Veriut, por mesa duket ka vendosur të mos respektojë asnjë një nga detyrat që i ka lënë kjo organizatë ushtarake. Nëse do të mundte që një vend anëtarë I NATO-s, të siç mund të jetë Gjermania apo Italia, të merrte pjesë në një festim të një force politike, do të koniderohej si skandal. Pra Ushtria jonë, edhe si aleate e NATO-s nuk po respekton detyrat e saj bazë, atë të një force të depolitizuar. Ndryshe nga çfarë shkruhet e bardhë mbi të zezë në ligje e Kushtetutë, drejtuesit e institucioneve i shkelin më këmbë duke bërë gjithaçka në emër të partisë. Ushtria Shqiptare vazhdon ende të ngelet promlematikë për sa i përket formimit të ushtarakëve dhe deri tek mungesa e ubiformës.

USHTRIA NË KQZ
Pas zgjedhjeve vendore të 2011, atëhere kur Partia Socialiste ka protestuar para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ministri i Mbrojtes Arben Imami ka vënë në gadishmëri Ushtrinë pa urdhër nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi. Në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës,
Ushtria e Shqipërisë ka marrë urdhër nga Imami për tu vënë në dispozicion në rast të ndonjë goditje institucioni nga simpatizantët e Partisë Socialsite. Ky urdhër është lëshura nga komandati I Brigadës në llogari të të gjitha reparteve. Kjo tregon një shkelje flagrante të Kushtetutës, ku specifikon se kur duhet të dale Ushtria në terren.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq