22-vjeçarja humbi jetën në një aksident tragjik me taksi, Flutura Açka mesazh të ndjerë: Rinia t’u pre në mes, faleminderit për ditët e bukura që ndave me ne në fushatë

22-vjeçarja humbi jetën në një aksident tragjik me taksi, Flutura Açka mesazh të ndjerë: Rinia t’u pre në mes, faleminderit për ditët e bukura që ndave me ne në fushatë

Aurora Basha, 22 vjeç humbi jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik në Lushnje teksa po udhëtonte me taksi, që ka rënë nga ura, ku viktimë mbeti edhe taksisti.

Për ndarjen nga jeta të 22-vjeçares, ka reaguar edhe Flutura Açka e cila është njohur me të renë gjatë fushatës elektorale të PD. Ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, Açka shkruan se energjia e saj do u mungojë të gjithëve.

“Pushofsh në paqe Aurora Basha, faleminderit për ditët e bukura e të vrullshme që ndave me ne në fushatë. Fytyra jote e paqtë dhe rinia jote e këputur do t’i mungojë auditorëve të universitetit, edhe neve që të njohëm e të deshëm. Në emër të të gjithë shtabit elektoral, i përcjellim ngushëllime familjes. Qoftë hera e fundit që rrugët shqiptare përgjaken kësisoj”, shkruan Açka.

Aksidenti ndodhi dje në fshatin Bubullimë të Lushnjes. Si pasojë kanë humbur jetën taksisti Xhezmi Oshafi, 68 vjeç, banues në Berat dhe 22 vjeçarja Aurora Basha e cila ka qenë pasagjere. Makina me të cilën po udhëtonin ka qenë me shpejtësi të lartë dhe si pasojë ka rënë nga ura në kanal dhe është kthyer përmbys.

Postimi i Flutura Açkës

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gysi: 15/05/2021 17:38

    Kjo Flutura Acka qenka nje grua budallacke e paskrupullt.Vajza e shkrete ka humbur jeten dhe ajo i kujton fushaten e PD.

    Përgjigju
  • Agjenti: 15/05/2021 15:22

    Hajde debile hajde. Dhe ne vdekje ta permendin fushaten.

    Përgjigju
    • O tej: 15/05/2021 18:14

      Ndaj dhe zoti e denoi me te birin

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës të Bashkia e Tiranës, Policët gati me fikës zjarri!

Protesta e opozitës të Bashkia e Tiranës, Policët gati me fikës zjarri!