22-vjeçarja pa patentë dhe e dehur në timon i ikën policisë së Tiranës! Pas ndjekjes nga efektivët, bën aksident, plagoset shoku i saj

22-vjeçarja pa patentë dhe e dehur në timon i ikën policisë së Tiranës! Pas ndjekjes nga efektivët, bën aksident, plagoset shoku i saj

Foto ilustruese

Një 22-vjeçare është bërë shkaktare e një aksidenti dje në Tiranë, teksa ka qenë duke iu ikur forcave të policisë. Forcat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se kanë konstatuar S.D duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të policisë për të ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen. Kështu në përpjekjen për t'iu ikur efektivëve në rrugën "Konferenca e Pezës", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 22-vjeçarja ka mbetur e plagosur, bashkë me pasagjerin që ndodhej me të, E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas