futbollisti i Interit, Romelu Lukaku, në një komunikim live në rrjetet sociale me gruan e Dries Mertnes, futbollistit të Napolit, ka ngritur një pretendim që gjithashtu ngre shumë pikëpyetje. Konkretisht Lukaku është shprehur:
“Kur u ktheva te Interi në dhjetor, pas një pushimi një javor, të betohem që 23 nga 25 futbollistët ishin të sëmurë. Po luanin në shtëpi kundër Kaljarit dhe pas 25 minutash një futbollistit tonë iu desh të linte fushën. Ai nuk mund të vazhdonte më dhe doli jashtë. Të gjithë kolliteshim dhe kishim ethe.”
Në këtë mënyrë Lukaku pretendon se koronavirusi ka qarkulluar më parë, por gjithsesi belgu shton se kjo nuk mund të konfirmohet sepse në atë kohë nuk bëheshin analizat.