23 vite i humbur mbërrin dëshmia e parë në 'Pa Gjurmë', dëshmitari: E kam takuar në Kanada, Ilir Manuka është gjallë

Një 22-vjecar asokohe vendosi të zhdukte gjurmët, pasi doli nga shtëpia, kur në familje kishte ndodhur dhe një fatkeqësi. Për djalin nga kryeqyteti, i cili njihej me pseudonimin Iliri i Oxhakut, pasditen e kësaj të mërkure në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV, mbërriti e para dëshmi e rëndësishme, pas 23 vitesh nga humbja e të riut. Gjatë një lidhje me skype nga Kanadaj, dëshmitari Ervin Mecaj tha se deri në vitin 2004 e ka hasur Ilirin në Kanada. Pasi kishte parë në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV  foton e të humburit, vendosi të jepte këtë informacion që hedh dritë mbi fatin e Ilirit. Madje dëshmitari pohon se disa vite ai ka jetuar në Europë, ndërsa zbulon edhe emrin e shokun të fëmijërisë me të cilin ata u zhvendosën në vitin 2001 në Amerikë.

Duke parë emisionin tuaj më del para fotoja e Ilir Manukës. Unë kam jetuar në Tiranë, por i njihja mirë zonat. I thashë bashkëhsortes se unë këtë person e njoh. Nëntorin 98 ai ka udhëtuar në Greqi deri në vitet 2000-2001.  Nuk e di cili muaj ka qenë, kur ai është takuar në Europë me një shokun e tij të lagjes, Eduartin. Punonte me kamion dhe ishte bërë gati për t'u nisur drejt Kanadasë. Të dy kanë ardhur në kanada në vitin 2001. Në 2002 kam ardhur edhe unë në Kanada dhe i kam gjetur aty. Si të gjithë të rinjtë emigrantë mundohen të gjejnë punë dhe lidhen edhe me shqiptarë të tjerë. Unë e kam parë Ilirin, dy tre herë në një lokal në Kanada. Në vitin 2005, unë nis punë në një aeroport dhe ritakohem me Eduartin, shokun e Ilirit që e priti në Europë. Ai më pohoi se Iliri në 2004 ishte larguar nga Kanadaja. Ai ishte natyrë shumë e shkathët dhe kishte mbërritur në Toronto. Nuk po mësonte dot gjuhën dhe shpesh kishte grindje në punë. Është informacion i sigurtë ky që po ju them, pasi e njoh edhe vetë përsonalisht. Më duket se ka ikur në Europë, por nuk jam i sigurtë. Ai është gjallë dhe për këtë jam i sigurtë.

Me të zbuluar të dhëna kaq të rëndësishme, mbi itinerarin që ka ndjekur Ilir Manuka, por edhe personin të cilin e ka shoqëruar  stafi 'Pa Gjurmë' do të nisi tashmë investigimin, me shpresën për ta arritur në gjurmët e tij. Ditën që vendosi të zhdukej, për familjarët  nuk kishte ngritur asnjë hije dyshime se do të largohej, por kishte marrë nga banesa disa orendi shtëpiake dhe më pas i kishte shitur. Vëllai i 6 motrave dhe vëllezërve të tjerë, i mungon familjes, ndërsa ka humbur nga kjo jetë edhe nënën, e cila nuk mundi të mësojë sa ishte gjallë për fatin e të birit.

 

 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur