Graham Potter, ish-trajneri i Brighton, është emëruar si pasuesi i Thomas Tuchel te Chelsea.
Potter, 47 vjeç, pasi la futbollin ka drejtuar për tetë vite Ostersund në Suedi, ndërsa më pas aventurën e parë në ishull e ka patur me Swansea në 2018. Deri një ditë më parë ai ishte pjesë e Brighton, ndërsa tani do trajnojë Armando Brojën me shokë.
Pasi lajmi u bë zyrtar Graham Potter u shpreh: “Jam jashtëzakonisht krenar dhe i emocionuar që do përfaqësoj klubin e Chelsea-s.”
Potter vjen në një klub që në merkaton e verës shpeznoi 307 milionë euro për t’u përforcuar në merkato dhe përshtypja e parë është që do ti duhet shumë punë për tu përshtatur me realitetin e ri. Ai mori vendin e Tuchel pas humbjes që Chelsea pësoi të martën në Champions League kundër Dinamo Zagreb