25 milionë euro, Granada vlerëson Myrto Uzunin

25 milionë euro, Granada vlerëson Myrto Uzunin

Myrto Uzuni

Myrto Uzuni është ndër lojtarët më me vlerë të kombëtares shqiptare. Sulmuesi anësor i Granadas ka vlerë 6 milionë euro në treg, teksa klubi i La Ligas 2 në Spanjë i ka vendosur klauzolën prëj 25 milionë eurosh nëse ndonjë klub kërkon ta ketë para qershorit të 2026, atëherë kur skadon edhe marrëveshja e beratasit me spanjollët.

Të ndodhur në vendin e pestë në kampionat, Granada është pranë ngjitjes në elitën e futbollit spanjoll, teksa klauzola do aktivizohet me kalimin e ekipit në La Liga.

Për momentin klauzola e tij është 12 milionë euro, me kontratën që parashikon edhe 13 milionë euro të tjera kur skuadra të ngjitet në elitë. Me 23 ndeshje të zhvilluara, Uzuni këtë sezon me Granadan ka shënuar 15 gola duke qenë golashënuesi më i mirë në ligë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së