Analisti Fatmir Merkoçi, ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO, i cili lë në fuqi vendimin për 25 pasuri të familjes Berisha të cilat do të mbeten të sekuestruara.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se SPAK nuk duhet që të bëjë trajtim selektiv të rasteve që heton. Sipas tij, drejtësia duhet të veprojë njësoj për të gjithë të akuzuarit sa i përket sekuestrimit të pasurive, ashtu siç e parashikon ligji.

 ‘Kanë zbatuar vendimin e gjykatës, por ajo që bie në sy është selektiviteti që bënë gjykata apo SPAK në këtë rast ku për persona të tjera që kanë afera që janë në arrest shtëpie ose burg nuk janë marrë masa e sekuestros kemi rastin Balluku apo ajo drejtoresha e AKSH-it edhe pse është në arrest shtëpie ende firmos. Duhet që të veprojë për të gjithë të akuzuarit njësoj dhe të bënte një sekuestro të të gjithë pasurive të tyre ashtu si e parashikon edhe ligji. Nuk është ndonjë lajm kanë lënë atë vendim që ka qenë nuk kanë marrë në konsideratë kërkesën e Malltezit’, tha ai.

Merkoçi u ndal edhe tek protestat e PD, për të cilat tha se janë mitingje partie dhe jo protesta.

‘Kemi mitingje partish, jo protesta të mëdha. Në botë protestat nuk i bëjnë partitë politike, por i bënë populli. Opozita duhet që të gjente një rrugë tjetër për të ardhur në pushtet. Dhe atë rrugën tjetër duhet që ta gjejnë këta, sepse këta e kanë marrë përsipër këtë gjë. Unë jam dhe do jem në protesta, unë jam me popullin’, tha ai.

Aktivisti Hamdi Skeja ka kritikuar SPAK duke thënë se nuk është duke bërë drejtësi. Skeja tha se SPAK duhet që të hetojë çështje me rëndësi siç është Rruga e Arbërit.

 ‘Për mua është një flluckë në ujë. Nuk është SPAK është KAPS. Nëse KAPS do të ishte serioz për të dhënë drejtësi në këtë vend pse nuk i kthehet njëherë ‘Rrugës së Arbrit’ sa vjedhje të panumërta janë aty dhe është e papërfunduar’, tha ai.