Si sot 25 vjet më parë 5200 shqiptarë kapercyen muret e ambasadave me sytë nga parajsa për një jëtë më të mirë. Në historinë e Shqipërisë 2 korriku do të shënohej si “dita e rrëzimit përfundimtar të murit të Berlinit”, që ndante bllokun lindor komunist nga ai perëndimor.
Ne atë ditë të nxhehtë vere të vitit 1990 mijëra shqiptarë u futën masivisht në ambasadat perëndimore në Tiranë, ngjarje të cilat u shoqëruan dhe me përleshje mes kundërshtarëve të regjimit dhe pushtetit të diktaturës komuniste 45 vjeçare, të përfaqësuar në këtë përleshje, prej Sigurimit të Shtetit. Në fakt, hyrja nëpër ambasada kishte qysh më datë 20 qershor, kur autobusi me targë TR 00301, i drejtuar nga shoferi Bujar Alikaj, ndaloi si rastësisht pranë mureve të ambasadës greke, në murin anësor të saj.
Pasi hapën kapakun e sipërm të autobusit, dy persona kapërcyen murin rrethues. Më 23 qershor, skoda “LIAZ” e drejtuar nga Fatos Kaceli shpërtheu portën e ambasadës italiane. Ndërsa pasditen e të nesërmes, skoda e drejtuar nga Kastriot Mano çau mes për mes murit të ambasadës gjermane duke e shembur atë. Nga data 20 qershor deri në 6 korrik ka pasur kapërcime muresh thuajse në të gjitha ambasadat e huaja, ku veçohet kapërcimi i ambasadës turke, me anë të makinës së plehrave.
Qershori i vitit 1990, u shoqërua me disa të plagosur, ndërkohë që jo zyrtarisht, u deklarua se pati edhe një numër të vrarësh që tentonin të kalonin kufirin. Veç ambasadës kineze e kubaneze, të cilat nuk i pranuan bujtësit, të gjitha ambasadat e tjera i pranuan ata. Hyrja në ambasada vazhdoi edhe pas 2 korrikut, por u bë e lehtë, nën vëzhgimin e policisë. Shpërthimi i ambasadave, tanimë mund të cilësohet dhe si akti më i fuqishëm i revoltës së rinisë së Tiranës në vitin ‘90 kundër regjimit më të izoluar të Evropës Lindore.
Kjo revoltë delegjitimoi pushtetin komunist në Shqipëri para botës perëndimore. Ngjarja e ambasadave nuk erdhi nga asgjëja, por kishte pararendëse zhvillimet në Evropën Lindore dhe rënien e njëpasnjëshme të regjimeve komuniste. Oborret e ambasadave u panë si rrugë drejt lirisë e si sfidë ndaj pushtetit të Tiranës.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO