Ervin Salianji deri tani e ka fituar sfidën me Sali Berishën, por kjo nuk mjafton. Salianji ka sot, e mund të thuhet me të dhëna ë qarte, më shumë mbështetës sesa Sali Berisha.

Nga ana tjetër, Salianji, duke marrë mësim nga pësimi i 2022-shit, nuk do të merret me çështjen e vulës, siç e ta vetë. Realisht mirë bën, pasi kjo sjell një kaos politik dhe asnjë zgjidhje reale brenda opozitës.

Zgjidhjen Salianjit ja ka dhënë vetë Sali Berisha në vitin 2023, kur kandidoi në 6 bashki të vendit në zgjedhjet të pjesshme me një koalicion të përbashkët e LSI-në e Ilir Metës. Logoja e LSI-së u përdor si një zgjidhje prgmatike, por në thelb Sali Berisha u përlesh me PD-në që e kishte sfiduar. Në Shkodër, vetëm falë aleancës së LSI-së ja doli, ndërsa në bashkitë e tjera jo. Por avantazhin e pati sërish vetëm falë LSI-së.

Sot, Ervin Salijani, në një përballje të thjeshë mund ta arrijë madje më fort, atë që Sali Berisha bëri në 2023. Por kjo nuk i konvenon as Ervin Salianjit, e as opozitës. Megjithatë, nëse kjo opozitë e re, që Sali Berisha e ka përjashtuar nga PD, pasi kërkon të ruajë statusquo-në, nuk mund të rrijë pa hyrë në sfidën e zgjedhjee lokale.

Që është në realitet një sfidë edhe shmë e vështirë, porn ga ana tjetër një mundësi epokale. Psi pikërisht në këtë kaos, ku egoizmi, inati e smira prevalojnë mbi një ide të përgjithshme, mund të gjendet ajo pika e përbashkët, ku mrekullia e “demokracisë fillestare” mund të vendosë piketa që mund të zgjasin vite.

Në këtë kaos, Ervin Salianji mund të rrëzojë kryetarokracinë, pasi ka luksin të mos e ketë në negociatat e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkie posaçërisht, pore dhe të këshilltarëve, në një mënyrë që asnjëherë ose së paku prej kohësh nuk është bërë në Shqipëri. Ta shndërrojë, në një garë reale, duke përdorur e monitoruar rregulla të qarta demokratike.

Vetëm atëherë, do të arrijë të marrë një vëmendje reale pa patur nevojë që të joshë mediat televizive mainstream, të cilët asnjëherë nuk kanë arritur të ndryshojnë apo ndikojnë situatën.

Një proces politik për të zgjedhur kandidatët mund të kthehet jo thjesht në fenomenin politik të sezonit politik, por edhe më shumë se kaq. Mund të jetë akti i kapërcimit të një “tradita” që mund të rrëzojë statusquonë, e që në realitet ky është revolucioni real politik. Që thyen dhe bën nul marrëveshjen e 2008-s, duke sjellë nevojë e kthimit të mazhoritarit në kushtetutë. Por nuk ka shumë kohë, o tani, o mbetet në fuqi ko statusquo!/ TemA