25 vjet nga masakra e Peshkëpisë, familjarët: Të vendoset emri i ushtarëve në ish-repartin e fshatit

Është përkujtuar këtë të mërkurë, me një ceremoni 25 vjetori i masakrës së Peshkëpisë,  ku ngelen të vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe u plagosën disa të tjerë. Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini mbetën të vdekur pasi u sulmua nga një bandë e armatosur greke në mesnatën e 10 Prillit të vitit 1994, ndërsa në repartin ku ndodhi ngjarja ndodheshin edhe 130 rekrutë të rinj të paarmatosur të cilët u mbajtën peng.

Në 25-vjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, familjarë, qytetarë dhe  pjesëtarë të formimit “Djemtë e Gjirokastrës” me anë të një peticioni kanë kërkuar edhe një herë zbardhjen e saj dhe vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës. Ndërkaq ata kanë  kërkuar nga Ministria e Brendshme që në shenjë respekti për të rënët emri i tyre të vendoset në ish-repartin e fshatit.

Ngjarja e Peshkëpisë është regjistruar si një prej ngjarjeve më enigmatike të ndodhura përgjatë vijës kufitare me shtetin grek.

Letra drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta