26 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët e viktimave jetojnë me dhimbje: Nuk na thanë që po iknin! 23 viktima pa varr

81 persona humbën jetën 26 vite me parë në tragjedinë e Otrantos, nga të cilët 23 të humbur. Anija ‘Kateri i Radës’ u nis në 28 mars të vitit 1997 nga Vlora në drejtim të Italisë me 115 persona në bord ndërsa tragjedia u regjistrua rreth orës 16:30 ne kanalin e Otrantos pasi mjeti i nisur nga Vlora u përplas nga anija italiane ‘Sibila’.

Sot 26 vjet më vonë në Vlorë nuk është zhvilluar asnjë ceremoni por familjarë të viktimave i kanë përkujtuar duke vendosur lule në varrezat ku prehen viktimat apo duke ju drejtuar edhe vendit ku u nis anija ‘Kateri i Radës’ nga porti i Vlorës.

Agim Aliaj ka humbur djalin e tij vetëm 17 vjeç në atë kohë ndërsa mes dhimbjes që vijon ta shoqëroje prej vitesh tregon momentet kur mori informacionin për mbytjen e anijes dhe humbjen e djalit. Aliaj tregon se djali nuk i tha që do të nisej drejt Italisë duke i lënë edhe një breng në zemër. Sot 26 vjet më vonë ata vijojnë të kërkojnë drejtësi, ndërsa pranojnë se nuk janë dëmshpërblyer plotësisht.                                         

“Kam humbur djalin e vetëm. Dhimbja është brenda në shtëpi. Lajmin e kam marrë në shtëpi se isha i ndarë me gruan. Isha me djalin, vajzat jetonin me ish-bashkëshorten time. Djali më kishte lënë një shënim “baba do iki në Itali”. Ishte 17 vjeç. Dy ditë kishte që kishte kaluar ditëlindjen dhe iku. Unë kam jetuar në Itali se ambasada na dha nga 1 vizë për ndihmë dhe kam pasur fatin që kam banuar në Lecce ku bëhej Apeli dhe në Brindisi bëhej gjyqi. Apeli dha 50% t’i paguajë komandanti, 50% Ministria. Ministria na i dha, komandanti s’ka. Këtu janë shpërbërë nga ana e sistemit se kur fillon revolucioni i stomakut, nuk mbahet. Edhe unë që marr pension simbolik jam në gjendje katastrofike”, tha Agim Aliaj.

Edhe pse në moshë të thyer, Tahire Mile vijon së bashku me vëllanë i drejtohet vendit ku u nis anija, në të cilën humbi jetën nipi i saj. Ajo tregon momentet e fundit kur nipi u largua nga shtëpia për t’u nisur me anije drejt Italisë.       

“Kam humbur djalin e vëllait, djalin e vetëm, 17 vjeç.  Më ka ikur nga shtëpia, më ka thënë do iki të punoj, binte shi shumë, unë i shkova nga mbrapa deri te fusha e sportit. Atje qëllonin me armë, ika u ktheva në shtëpi. Prit të vinte, nuk më erdhi. Në 12 të natës, dëgjon djali me nusen televizorin që thoshte Aldi Aliaj u mbyt. Moti ishte me reshje e shi, kiamet. Kur më thanë është mbytur djali, kam ikur zbathur te vëllai, e pyeta ku është djali, tha nuk e di. Ai e dinte se kishte shkuar te xhaxhallarët e tij”, tha Tahire Mile.

Familjarët e kanë përkujtuar të ndarë këtë 26 vjetor të tragjedisë ndërsa nuk ka patur asnjë ceremoni përkujtimore.

Eksodi i madh i emigrantëve shqiptarë drejt Italisë kishte kohë që kishte nisur dhe në vitet e trazuara të 1997 largimet me anije ishin të shpeshta drejt vendit fqinj. Për të shmangur hyrjen ilegale të emigrantëve, forcat detare italiane proceduan në mënyrë të menjëhershme për të bllokuar anijen, por gjatë ndërhyrjes anija italiane “Sibilla” u përplas me “Katerin e Radës” duke e mbytur atë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja