26 vite nga vrasja e babait të saj, Rudina Hajdari: S’do ta di kurrë çfarë ndodhi vërtetë, por jam e bindur se ishte vrasje politike

Më 12 shtator bëhen 26 vite nga ekzekutimi i Azem Hajdarit pranë selisë së Partisë Demokratike, e cila më pas do të konsiderohej si vrasja e shekullit për shkak të figurës së tij si edhe ngjarjet që rrodhën më pas me tentativën për grusht shteti dy ditë më pas

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari njëkohësisht e angazhuar në politikë, në një intervistë për Report Tv për emisionin ‘Frontline Interview’, tha se vrasja ishte politike dhe se nuk janë të angazhuar për të ditur se kush e ka shkrepur këmbëzën e armës.

Hajdari tha për gazetaren Marsela Karapanço se vrasja ka qenë politike në rangjet më të larta të asaj kohe, qoftë të Shqipërisë, por edhe të rajonit.

‘Vrasja e Hajdarit ishte politike dhe ne nuk jemi angazhuar e kush e ka shprehur këmbëzën e pistoletës mjetit që ka vrarë Azem Hajdarin. Pra çështja nuk mbetet aty por është më e thellë dhe më e gjerë për ne nuk ka asnjë lloj dyshimi, se vrasja e Hajdarit ka qenë politike në rangjet më të larta të asaj kohe. Qoftë të Shqipërisë, por edhe të rajonit. Ka qenë një vrasje e cila i përket vetëm drejtësisë. Drejtësia ka limitet saj, për ne ka qenë e rëndësishme si familje për tu fokusuar te fakti se Azem Hajadari ka patur një ëndërr për Shqipërinë që dhe pas eliminimit të tij të vazhdonim në hapa të tillë dhe të investonim nëpërmjet kontributit tonë. S’do e marr vesh kurrë se çfarë ka ndodhur vërtet, por jemi të bindur se ka qenë një vrasje politike.’- tha Hajdari.

Teksa ka kujtuar atë ditë të trishtë, Hajdari tha se Azem Hajdari ishte shumë i dashur në të gjithë Shqipërinë. Sipas saj, ai mund të largohej nga vendi, por nuk e bëri pasi ishte një njeri i drejtë.

‘12 shatori mendoj se shumica. Ishte me një rrebesh të jashtëzakonshëm. Ishim të tronditur, kisha pak çaste para vrasjes së babit ka ndodhur diku në 9 e 20... kemi qenë të pranishëm e gjithë familja përballë selisë së PD-së duke shijuar çastet e fundit si çastet me të bukura familjare dhe mos të fokusohem te ditët që pasuan atë të ngjarjes. Kanë qenë aktivitete të suksesshme dhe ju e mbani mend edhe për PD se në atë kohë ka qenë në opozitë. Si pas ’97 dhe angazhimi i PD-së sidomos në jug të vendit ishte shumë i vështirë. Suksesi nëpër mitingje në Fier ishte një arritjet që dëshmonte sa i dashur ishte ai në të gjithë Shqipërinë, ku dominonin bandat dhe kapja e shtetit në atë kohë. Ishin momente të vështira në atë kohë. Një vit më para se të ndodhet ngjarja ka pasur një atentat në Kuvend. Unë di 4 atentate  Ai e dinte rrezikun që i kanosej. Ai kishte mundëso të largohej, por nuk e bëri sepse ishte shumë njeri i drejtë. Megjithëse arritën ta eliminonin figura e tij!’- tha Hajdari.

E pyetur për angazhimin në politikë, Hajdari, tha se është pjesë e PD-së dhe se do të donte të jepte kontributin e saj në atë parti.

‘Jam pjesë e PD-së do të doja të jepja kontributin tim dhe për PD, mund ta bëj më së miri duke mos kompromentuar thelbin tim si njeri. Mendimet e mia kanë pasur kosto personale dhe rrezikojnë sistemin elektoral por kanë dhe pasojat e veta në mënyrën si përzgjidhen listat. Dua ta shoh PD në pushtet nesër. Vendi të qeveriset nga njerëz të rinj.’- tha Hajadri.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 313: 10/09/2024 20:48

    kush e ka lexu joseph fouché e cvajgut e kupton shume mire se kush eshte azem hajdari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

NOTAT/ Humbja me Gjeorgjinë, zhgënjen Rey Manaj! Ramadani bën liderin

NOTAT/ Humbja me Gjeorgjinë, zhgënjen Rey Manaj! Ramadani bën liderin