2685 hektarë të përmbytura në Bashkinë e Shkodrës, 250 banesa të rrethuara nga ujë! Ademi këmbëngul: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

2685 hektarë të përmbytura në Bashkinë e Shkodrës, 250 banesa të rrethuara nga ujë! Ademi këmbëngul: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Foto ilustruese

SHKODËR- 2685 hektarë janë në ujë në Bashkinë e Shkodrës, ku situata paraqitet problematike në disa zona.

Në njësinë administrative të Qafës së Malit, rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta ku niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m, ndërkohë që në zonën e Dajçit 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Një problematikë e theksuar është gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë. Nisur nga kjo, kryebashkiakia Voltana Ademi ka këmbëngulur që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Njoftimi i plotë i Bashkisë
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 29.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.51 m.(Kuota max 6.30 m).
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.83 m.(Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.12m. (Kuota max 7.50 m).
Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 2685 Ha
1. Tokë e pakultivuar               588 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe   1890 Ha
3. Grurë                                      110 Ha
4. Bimë Dekorative                     67 Ha
5. Pemtore                                   27 Ha
6. Sera                                     3  Ha                               

Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
Grurë 25 Ha
Pemtore 25 Ha
Bimë dekorative 7 Ha
Sera  3 Ha

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar  290 Ha|
Foragjere të dyta, jonxhe 775 Ha
Grurë 75 Ha
Bimë dekorative 60 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 1 m
3. 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji.
4. Kemi  prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
Tokë e pakultivuar  30 Ha
Foragjere   të dyta, jonxhe  60 Ha

Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Te pakultivuara 40 Ha
Foragjere   të dyta, jonxhe  130 Ha
Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
Tokë e pakultivuar 8 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha
Pemtore    2 Ha

-Kërkohet gadishmëri nga ana strukturave të ushtrisë  për evakuimin e familjeve dhe gjësë së gjallë që rrezikohen nga uji në fshatin Shirq, Nj.A Dajç, në rast të agravimit të situates.
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë