27 vjet demokraci/ Bie për herë të
parë numri i veturave në Shqipëri
Numri i automjeteve të regjistruara shënoi rënie për herë të parë me 2017 që kur vendi hapi dyert drejt ekonomisë së tregut. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT numri i automjeteve të regjistruara në vitin 2017 ishte 535,570 ose 27,536 më pak e me 2017 me një rënie 4.8 %.
Numri i automjeteve të regjistruara shënoi rënie për herë të parë me 2017 që kur vendi hapi dyert drejt ekonomisë së tregut. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT numri i automjeteve të regjistruara në vitin 2017 ishte 535,570 ose 27,536 më pak e me 2017 me një rënie 4.8 %.
Burimet nga Ministria e Transportit pohuan së rënia erdhi si rezultat i amnistisë fiskale që i dha mundësi zotëruesve të automjeteve të kryenin çregjistrime pa paguar gjobat.
Një pjesë e automjeteve dolën nga qarkullimi, pasi ligji i faljes lejonte Drejtorinë e Transportit Rrugor të bënte çregjistrime automatike për automjetet me detyrime, nëse zotëruesit e tyre nuk interesoheshin sipas afatit të ligjit.
Ligji i faljes fiskale që hyri në fuqi në vjeshtë të vitit 2016, lejonte subjektet/personat përgjegjës që, brenda datës 31.12.2017, të paraqiteshin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor për të kryer, pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen aktiv të tij.
Ligji i faljes lejonte Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, që të nxirrte nga qarkullimi automjetet për të cilat nuk ishte kryer asnjë veprim pas datës 31 dhjetor 2011 e në vijim.
Personat, të cilët u paraqiten dhe kërkuan moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij, ju fshinë detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguanin detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvonesave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat u falen.
Heqja nga qarkullimi i këtyre mjeteve u bë pasi u shuan detyrimet tatimore të papaguara për to, si: taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, taksa vjetore e qarkullimit rrugor, taksa vjetore e mjeteve të përdorura, taksa e mjeteve luksoze, gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave.
s.k/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39