Mesatarisht kosto mujore e një të paraburgosuri apo të dënuari në shqipëri arrin në 400 euro por në rast të aplikimit të dënimit alternative me mbikqyrje elektronikë kjo kosto do të përgjysmohej.Drejtori i shërbimit të provës Ilir Qafo shpjegon përfitimet që ka aplikimi i këtij sistemi i cili prej dy vitesh është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
"Në qoftë se ne kemi aplikim gjithmonë e më të zgjeruar nuk ka ansjë lloj krahasimi për sa i përket kostove të cilat duhet të përballohen për mbajtjen e një personi në para burgim apo burgim dhe për mbajtje në mbikqyrje elektronike. Kostot fikse të nevojshmë për menaxhimin e softuerit dhe të stafit janë të njëjta si për të mpas në mbikqyrje 3 apo 4 persona si për të pas mijëra persona.Kemi pas raste për plagosje, për plagosje të rëndë, për armë mbajtje pa leje por kemi pas dhe raste mbikqyjre për persona të cilët kanë prerë në mënyrë të paligjshme pyjet, kanë drejtuar në mënyrë të paligjshme automjetet, raste dhune në familjë për fat të keq"-tha Qafo
Aktualisht në mbikqyrje elektronike janë 28 persona dhe sic shihni në këto pamje në monitor pika e gjelbërt tregon personin që ndodhet brënda zonës së kufizuar të lëvizjes.
Këta persona janë në fazën e hetimit dhe akzuhen për vepra penale nga prerja e pyjeve, drejtimi i mjetit pa patentë, armbajtie pa leje, vjedhje, korrupsion, plagosje dhe kundërshtim i punonjësve të policisë.
Por çfarë ndodh në rast të thyerjes së perimetrit të lëvizjes të vendosur nga gjykata dhe të monituaruar nga kjo sallë?
"Ka pasur dhe raste të tjera kur dhe pasi është kontaktuar me ata nuk janë kthyer dhe janë njoftuar organet e policisë për subjektin në fjalë të cilët kanë kontaktuar me subjekte dhe në shumë raste e kanë kthyer subjektin në banesë"-shtoi ai
Referuar statistikave të shërbimit të provës ky dënim alternative është vendosur përgjatë 2015 për tre gra dhe gjykatat të cilat e aplikojnë më shumë janë ajo e Korçës dhe Shkodrës
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com