28 mln euro të ngrira të donatorëve për inceneratorët

28 mln euro të ngrira të donatorëve për inceneratorët

Qeveria shqiptare po mban të ngrira rreth 2,9 miliardë lekë (28 milionë euro) financime të donatorëve për trajtimin e mbetjeve.

Pasi objektet e incenerimit u përfshinë në hetim, financimi i huaj për projektet në fushën e menaxhimit të mbetjeve u vu në statusin “ i ngrirë” nga Ministria e Financave (shiko tabelën e mëposhtme).

Por Ministria e infrastrukturës në buxhetin afatmesëm 2023-2015 që ka dorëzuar në Ministrinë e Financave planifikon që të zhbllokojë përdorimin e kësaj shumë nga ky vit deri më 2025.

Qeveria shqiptare, deri më tani, ka financuar me rreth 150 milionë euro nga taksat të shqiptarëve ndërtimin e tre inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë.

Struktura e posaçme e hetimit të korrupsionit  (SPAK) pas një investigimi që zgjati disa vite vendosi masën e sekuestros ndaj kompanive që kishin fituar kontratat me Partneritetit- Publik Privat për ndërtimin e tyre. Hetimet zbuluan skema mashtrimi që përfshinin shkeljen e ligjeve rregulloreve në mënyrë të organizuar nga një seri zyrtarësh të lartë më dëm financiar në taksat e shqiptareve.

Inceneratorët kryesojnë listën e investimeve të pesëvjeçarit të fundit të qeverisë sipas dhënave nga Ministria e Financave. Edhe pse hetimet gjetën shkelje të rënda, buxheti i shtetit vijon pagesat dhe entet e linjës nuk zhvilluan hetime administrative për të mos paguar kontratat.

Përveç fondeve të pushtetit vendor, Ministria e Infrastrukturës parashikon të shpenzojë vitin që vjen rreth 1,6 miliardë lekë ose mbi 15 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve Urbane.

Shqipëria është në qendër të vëmendjes së turizmit ndërkombëtar dhe çështja e trajtimit të mbetjeve mbetet emergjentë për shumicën e bashkive të vendit sidomos ato në zonat turistike.

Sakaq, financimet e donatorëve po bëhen gjithnjë e më të vështira për tu përdorur nga qeveria shqiptare për shkak të procedurave dhe transparencës që kërkohet. Më herët ketë vit OLAF (zyra kundër mashtrimit në BE) vendosi masën e bllokimit për fondet iPARD dedikuar bujqësisë.

Rezultatet paraprake të hetimeve tregojnë se fondet e IPARD janë dhënë ndaj personave që nuk kanë lidhje me bujqësinë./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion