Partia Socialiste dega Elbasan feston sot 35-vjetorin e themelimit. Me qindra socialistë janë mbledhur në Pallatin e Sportit të qytetit, për të kujtuar këtë ditë të veçantë për këtë forcë politike.

Në takim merr pjesë kryeministri Edi Rama, drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Arbjan Mazniku, deputetë dhe ish-funksionarë të lartë të PS-së së këtij qarku.

“PS ka qenë vazhdimisht në anën e duhur të historisë. PS sa herë që ka qenë në një moment kyç, ka qenë forca që dikush shkatërronte dhe PS më pas do të duhet të ndërtonte. Unë besoj se forca reale e PS-së është se PS është si puna e një peme. Shumëkush i sheh gjethet, disa njerëz i shohin trungun, por jo shumëkush sheh që PS forcën e vërtetë e ka te rrënjët e saj, te rrënjët e strukturës, te socialistët e thjeshtë. Prandaj sot jemi në një moment që mund të shohim jo vetëm një të shkuar, por edhe një të ardhme, që është integrimi në BE”, tha mes të tjerash Mazniku.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se sot Shqipëria është më pranë se kurrë integrimit në BE.

Rama u bëri thirrje shqiptarëve që ta mbështesin Partinë Socialiste, për të mos humbur sipas tij ‘trenin e historisë’.

“Kemi humbur disa herë trenin e historisë dhe kemi mbetur jo në stacion, por në buzë humnerash të rrezikshme. Sot jemi më afër se kurrë realizimit të një ëndrre shekullore të shqiptarëve. BE nuk ekzistonte kur rilindasit tanë donin ta drejtonin vështrimin e popullit nga Europa, por Naim Frashëri e la të shkruar amanetin e tij për të gjithë brezat më pas. Amanet që sot është në duart tonë. Sot ne kemi në duart tona mundësinë e madhe që ta ngremë Shqipërinë në krah dhe ta vendosim në atë majë ku e donin rilindasit. Siç thotë Naimi, dielli lind ku perëndon”, tha mes të tjerash Rama.

Më tej kryeministri Rama tha se projekti 4 miliardë dollarë që pritet të ndërtohet në Zvërnec, është investimi më i madh për turizmin në Europë gjatë viteve të fundit.

Gjatë eventit u ndanë certifikata mirënjohje për personalitete të kësaj force politike, që kanë kontribuar ndër vite për Partinë Socialiste.

Takimi i Ramës në Elbasan vjen pak përpara se në Tiranë të zhvillohet protesta qytetare që kundërshton ndërtimin e një resorti në Zvërnec të Vlorës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
Rama nga Elbasani: Na tregojnë korrupsionin blogerët që mbledhin para për të treguar anët e trupit që unë i tregoja pa lek kur isha i ri! S’i japin as 1 euro taksë shtetit

1780848230_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar blogerët e influencerët që kundërshtojnë investimin në Zvërnec të Vlorës dhe që akuzojnë qeverinë për korrupsion.

Nga Elbasani, ku u festua 35-vjetori i PS-së së degës, Rama tha se blogerët marrin para për të treguar trupin e tyre dhe nuk i paguajnë shtetit asnjë taksë. Kryeministri shtoi se kur ishte i ri, pjesët e trupit të tij i tregonte pa asnjë lek.

“Flamingot i priste pushka dhe horrat që kishin liri të bënin masakër në çdo vend ku kishte shpendë e kafshë. Horrat që e kishin mbushur detin e liqenet me tela korrenti. I vrisnin peshqit me tela korrenti. Nëse flamingot do të kishin gojë të flisnin, nuk diskutohet që... Edhe ngjyrën nuk e kanë rastësisht ngjyrën e PS. Ne nuk jemi tradhtarët. Na tregojnë këta korrupsionin. Na e tregojnë korrupsionin blogerët që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, që unë i kam treguar pa lekë kur isha i ri dhe që nuk i japin 1 euro taksë shtetit shqiptar. 1 euro taksë nuk paguajnë ata blogerë e influencerë”, tha mes të tjerash Rama.

Ora 18:14
Protestat për ‘Zvërnecin’, Rama: Mos u bëni jehonë manipulimeve! Kur ne morëm detyrën flamingot vriteshin me çifte për qejf

1780848215_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama është shprehur se të gjithë ambientalistët që shqetësohen për flamingon në Zvërnec, duhet të kuptojnë sipas tij, se në kohën e qeverisjes së Sali Berishës këto shpendë vriteshin me çifte për qejf.

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Shtëpia është e hapur për të gjithë. Shqipëria është e shqiptarëve të kujton atë sloganin e Gjermanisë Naziste. Me atë slogan ata e bënë Gjermaninë delen e zezë të botës. Ai është racizëm, verbëri dhe thikë pas shpine, për të gjithë ata që Shqipërisë i kanë dhënë medaljen e artë në luftën e dytë botërore. Në radhë të parë myslimanët, pastaj edhe të krishterët, që u bënë shpëtimtarët e hebrenjve dhe e bënë Shqipërinë të vetmin vend që nuk u dorëzua asnjë hebre. Ndërkohë që në gjithë Europën i merrnin hebrenjtë dhe i shisnin nga frika, ndërkohë që në Shqipëri vunë veten në rrezik, për të mbrojtur hebrenjtë. Në një kohë që kombi shqiptar është në një moment po aq historik sa Lidhja e Prizrenit, siç është futja në BE, këto janë marrëzira që shkojnë në drejtim të gabuar me sensin e historisë.

Nëse ti je i shqetësuar për flamingot dhe natyrën, ti je i pari që duhet t’i bësh jehonë të vërtetave, jo manipulimeve. Ti duhet të jesh i pari që duhet të verifikosh të vërtetën mbi bazën e fakteve dhe jo të thuash duam dorëheqjen. Çfarë dorëheqje? Dorëheqjen nga misioni i PS për të anëtarësuar Shqipërinë në BE? Kush do shkojë ta përfaqësojë Shqipërinë atje për të negociuar me BE? Kush do i dalë për zot Shqipërisë? Ata që mendojnë se mjafton të vishesh si flamingo dhe je seksi dhe do të vijnë të tjerët nga pas? Ne nuk jemi tradhtarë, por shpëtimtarë të një vendi ku flamengon vriteshin me çifte për qejf”, tha mes të tjerash Rama.

Ora 18:01
‘Zvërneci’/ Kryeministri Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Kryeministri Edi Rama, teksa ka folur nga Elbasani për protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, ka theksuar se ai resort që pritet të ndërtohet atje, do të jetë motorr për gjithë ekonominë shqiptare.

“Shikoni Greqinë se çfarë ka bërë me turizmin dhe shikoni edhe Malin e Zi në veri, sesa shumë kanë fituar me turizmin. Mali i Zi është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor për pensione, për paga dhe mirëqenie. Është një vend që nuk ka industri dhe bujqësi. Si ka mundësi që ka të ardhura për frymë më të larta edhe se vetë Serbia? Vetëm për një arsye, sepse Mali i Zi ka bërë atë që sot na ka ardhur radha ta bëjmë ne dhe që kanë dalë në protestë ata atje. Dhe për këtë është bërë gjithë kjo çorbë, duke ngatërruar mbrojtjen e natyrës me lloj lloj axhendash të tjera. Nëse ai projekt në Malin e Zi do të ishte bërë këtu, ku edhe ishte në fillim, sepse këtu i mbyllën derën atij investitorit kanadez, më saktë i kërkuan pjesën, atëherë Mali i Zi nuk do të ishte bërë ky që është sot. Ata që thonë ‘ne nuk na duhet turizmi i luksit’, ata nuk e dinë se ato resorte dhe hotele janë motor të ekonomisë së tyre. Sepse ato resorte dhe hotele nuk janë të shkëputura nga realiteti i vendit. Ato resorte janë arsyeja që shteti merr më shumë taksa. Ai Porto Montenegro në Tivat, u vendos në një zonë që ishte zona më e prapambetur në Malin e Zi. Sot Tivati pret 5 milionë turistë në vit. Projekti që po i bëhet rezistencë në mënyrën më absurde, është një investim prej 4 miliardë eurosh dhe është investimi më i madh në Europë prej shumë vitesh. Ne ta bëjmë si lopa, që e mbysh kupën dhe pastaj i bie me shkelm në fund?”, tha mes të tjerash Rama.

Ora 17:50
Rama nga Elbasani: Jemi më pranë se kurrë integrimit në BE, kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë me duart tona dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se sot Shqipëria është më pranë se kurrë integrimit në BE.

Rama u bëri thirrje shqiptarëve që ta mbështesin Partinë Socialiste, për të mos humbur sipas tij ‘trenin e historisë’.

“Kemi humbur disa herë trenin e historisë dhe kemi mbetur jo në stacion, por në buzë humnerash të rrezikshme. Sot jemi më afër se kurrë realizimit të një ëndrre shekullore të shqiptarëve. BE nuk ekzistonte kur rilindasit tanë donin ta drejtonin vështrimin e popullit nga Europa, por Naim Frashëri e la të shkruar amanetin e tij për të gjithë brezat më pas. Amanet që sot është në duart tonë. Sot ne kemi në duart tona mundësinë e madhe që ta ngremë Shqipërinë në krah dhe ta vendosim në atë majë ku e donin rilindasit. Siç thotë Naimi, dielli lind ku perëndon”, tha mes të tjerash Rama.

Ora 17:42
‘Për Shqipërinë Europiane’- Sara Mila kthen teken e rakisë me fund: Jam e lumtur që mijëra njerëz protestojnë të lirë në Tiranë, dikur të vrisnin!

1780847036_cghjkll.JPG

Deputetja e PS-së, Sara Mila, ka kthyer një teke raki me fund ‘për Shqipërinë Europiane’, në eventin për 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në Elbasan.

Teksa komentoi protestat për ‘Zvërnecin’, Mila tha se ishte e lumtur që njerëzit sot protestojnë të lirë. Ajo tha se në qeverisjen e Sali Berishës, nëse do të protestoje, mund të dhunoheshe apo vriteshe.

“Sot ne festojmë 35-vjetorin e PS, por përtej nesh, është duke ndodhur një ngjarje që nuk ka pse të kalojë pa koment. Në Tiranë me mijëra njerëz, ndër ta të rinj, gjenerata Z, kanë dalë duke shpalosur kreativitetin e vet me pankarta, me emocione dhe gjithçka ka ky brez i ri. Unë kur i shoh jam shumë krenare. Por më shumë sesa krenare, jam shumë e lehtësuar, sepse jam bërë pjesë e PS, pjesë e gjeneratës së tyre për një arsye të vetme. Sepse demokracia funksionon vetëm atëherë kur nuk matet me duartrokitje, por me nivelin e kundërshtisë që mund të të bëjnë. Prandaj jam shumë e lumtur që t’i shoh, kushdo qoftë kauza e tyre. Qoftë edhe që një meme të shkojë virale, jam e lumtur t’i shoh atje të lirë. Ju e dini shumë mirë që kjo nuk ka qenë norma. Ka burra e gra në këtë sallë, që e kanë kthyer standardin e të protestuarit lirë në normë. Dikur kur protestohej, keni përjetuar edhe dhunë. Ka pasur protesta kur ju kanë vrarë, si në 21 janar. Ngjyra e të zezës së frikës është eleminuar tërësisht nga Shqipëria. Në zonat e fshatrave në Elbasan kam vetëm 2 porosi. E para ‘ndreqja mirë qejfin atij plakut Mere’. E dini ju për kë e kam, për Saliun. E dytë është ‘moj vajzë të ecësh për zonën tonë në gjurmët e Bukurosh Stafës’. Siç e do tradita kam vendosur që bashkë me Bukuroshin ta kthejmë një teke raki për nder të kësaj dekorate. Me fund për Shqipërinë Europiane”, tha mes të tjerash Mila.