TIRANË- Infektimet ditore nga COVID 19 Janë ulur edhe më tej, ku sipas ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 28 qytetarë. Ndërkohë vihet re edhe një ulje e testimeve ditore dhe janë kryer vetëm 846 të tilla.
Edhe këtë të premte, nga të dhënat zyrtare nuk rezulton asnjë viktimë. Në spitalin COVID- 3 ka mbetur i pandryshuar numri i pacienteve të shtruar dhe janë 12 të sëmurë që po marrin trajtim nga të cilët 2 në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen.
"Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127", thuhet në njoftim.
Statistika (08 Prill 2022)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 117
Të shtruar në spitale 12
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 846
Testime totale 1,785,191
Raste pozitive 274,136
Raste të shëruara 270,272
Raste Aktive 372
Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 216
Vlorë 56
Fier 39
Elbasan 20
Korçë 16
Berat 13
Durrës 9
Gjirokastër 8
Kukës 2
Shkodër 7
Lezhë 5