TIRANË- Kjo e hënë ka shënuar një ulje shumë të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 si edhe viktimave. 6 qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus, e ndërsa janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 285 raste të reja.
Të dhëna të tilla kanë dalë si rezultat i 1893 testeve, një numër i ulët krahasuar me tamponët e kryer gjatë ditëve të fundit. Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve ia kalon rasteve të reja. Nga 6 qytetarë që kanë humbur jetën 3 janë vetëm në Tiranë, për t'u ndjekur nga Fieri dhe Saranda.
Situata paraqitet e stabilizuar edhe në spitalet COVID, krahasuar me shkurtin apo fillim marsin, ku dhe u regjistruan shifrat më të larta. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki
67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës, nga 4 raste në Librazhd, Skrapar, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Dropull, Libohovë.
Statistika (29 Mars 2021)
Raste të reja ditore 285
Të shëruar në 24 orë 568
Të shtruar në spitale 311
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1893
Testime totale 553,200
Raste pozitive 124,419
Raste të shëruara 90,024
Raste Aktive 32,179
Humbje jete 2216
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 22149
Fier 2602
Durrës 1320
Gjirokastër 1264
Shkodër 1221
Vlorë 1174
Korçë 781
Lezhë 473
Elbasan 408
Kukës 362
Dibër 324
Berat 101