Shqipëria përkujton sot 80-vjetorin e Çlirimit të vendit.

 Në Shkodër  80-vjetori i Çlirimit nuk ka kaluar pa simbolet komuniste në Shkodër.

Ashtu si edhe vitet kaluara idhtarët e Partisë Komuniste vendosën yllin si simbol të luftës nacional çlirimtare pranë Varrezave të Dëshmorëve. Gjon Bruçi, komunist tha se kishte kritika organzatorëve që nuk permendin emrin e Enver Hoxhes.

 “Të përmendësh luftën dhe të mos përmendësh Partinë Komuniste dhe shokun Enver hoxha, do të thotë të mos jesh këtu”, tha ai.

Bruçi u shpreh se ishin komunistët që sollën lirinë në vend dhe se në këto 34 vite Shqipërisë sipas tij është e pushtuar. I vetmi moment kur Shqipëria kishte liri e Pavarësi sipas Bruçit është gjatë periudhës të diktaturës komuniste.

“Sot është më keq sesa kjo vranësi që është sot”, tha ai.
I pyetur se nga kush jemi të pushtuar, ai u përgjigj: “Nga vetvetja, nga imperialistët amerikanë, nga imperialistët evropianë, nga Turqia

Ne ceremonine përkujtimore morën pjesë autoritetet vendore të Shkodrës dhe shoqatat e veteraneve të Luftës Nacional Çlirimtare.

Në Vlorë  u vendosen kurora me lule dhe nderuan 1032 dëshmorët, deputetët e PS, forcat e armatosura, drejtues lokalë dhe veteranët.

Fier deputetët e PS-së, drejtues lokalë dhe familjarë të dëshmorëve bënë homazhe në nder të 550 deshmorëve që dhanë jetën për atdheun

Lushnje duke sfiduar shiun veteranë, qytetarë, zyrtarë lokalë dhe deputetë nderuan kujtimin e dëshmorëve në Lushnje.

Në Lezhë - 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashist u përkujtua dhe në Lezhë. Veteranë, familjarët e dëshmoreve dhe përfaqësues të institucioneve kryen homazhe pranë varrezave të dëshmoreve.

Ceremonitë për 80-vjetorin e Çlirimit u zhvilluan të koordinuara, në orën 10:00 të 29 nentorit çdo qytet të vendit. Morën pjesë vetem socialsitet ne pushtet, ndersa opozita e kremton Diten e Çlirimit me 28 Nentor. Pjesëmarrja e qytetarëve ishte e ulët për shkak të motit me shi dhe erë.