29 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit, Malltezi-Biberaj: Nuk është zgjidhje ikja. Qytetarët të bashkohen me thirrjen e 2 marsit (VIDEO)

Me rastin e 29 vjetorit të rrezimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt të vitit 1991, gazetarja e emisionit "Pa protokoll", Anduela Ndreu ka zhvlluar disa intervista në aktivitetin e organizuar nga Partia Demokratike.

Pjesë të intervistës janë politikanë të PD-së apo pjesëtarë të lëvizjes studentore të asaj kohe.

"Jemi 29 vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit dhe sërisht kemi thirrje pothuajse të ngjashme, kemi diktator për të rrëzuar kësaj rradhe?", është pyetja që i ka drejtuar koordinatorit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Mallezit.

"Padyshim që kemi diktator, ëndrra është e njëjtë për të gjithë, 'E duam Shqipërinë si gjithë Evropa', për fat të keq jemi vite dritë larg, njerëzit po ikin shumë herë më të pakënaqur sec kanë pas ikur në 91-shin.

Padyshim që kemi diktaturë, nuk kemi gjykata, kemi kunetërit dhe vëllezërit e ministrave të djalit hallexhi të Kristaqit që caktojnë dhe prokurorët e gjyqtarët.

Po të shikoni simbolikat, 7 vite kjo qeveri, vetëm bunkierin, simbol diktature, nuk ka  një simbolikë të lirisë e  demokracisë, asgjë. Ne jemi përsëri si para 30 vitesh.

I pyetur se si do të bëhet e mundur kjo, ai është përgjigjur se do të bëhet kur gjithësecili të luajë pjesën e tij,që  të përballen të gjithë me të keqen, nuk është zgjidhja ikja, do të përballemi dhe do të fitojmë", ka thënë ai.

Gazetarja nuk mundi të linte pa marrë mendimin edhe pjesën e thirrjes së presidentit Ilir Meta më 2 mars.

"Thirrja e presidentit më 2 mars është një moment reflektimi, a ka lidhje me atë që ka bërër Gjergj Kastrioti?", ka pyetur ajo.

"E keqja na ka kapur prej fyti, të gjithë duhet të bëhemi një, pak rendësi ka partia politike, gjithsecili të shikojë pozionin e vet, por korrupsioni ka kapur gjithë shtetet", është shprehur Malltezi.

Më pas ai ka treguar se si e ka përjetuar 20 shkurtin e 91-shit.

"Momenti më i bukur është i darkës, kur qytetarët thërrisnin 'Studentët janë heronj', por heronjtë ishin qytetarët, studentët ishin guximtarët, ne guxuam hymë por heroizmin e bënë qytetarët", ka thënë ai.

Më pas, Aleksandër Biberaj, pjesë e PD-së  është shprehur se rreth 731 studentë u ngujuan në qytet 'Studenti', qeveria nuk pranonte dhe se ata do të nxirreshin me dhunë, kur forcat special të mbërrinin në godina.

"Pati një mbështetje të jashtëzakonshme nga Tirana, në mesditë u bë i mundur rrëzimi i statujës, pas 45 vitesh pakënaqësi", ka thënë ai.

Ai është pyetur nëse i kujtonte personat e atij brezi, por sipas tij fatkeqësisht janë jashtë vendit për një jetë më të mirë.

"Ishin të lodhur të mërzitur, vendi ishte i varfër, mungonin elementët bazikë të jetesës.

Unë nuk jam bërë pishman që kam vendosur të qëndroj në Shqipëri, por ne sot e kësaj ditë kërkojmë liri demokraci dhe asnjë nga ne nuk e dinte që sot vendi nuk do të ishte pjesë e BE-së. Në një farë mënyre ne jemi të dështuar, gjatë 30 viteve vetëm kemi dështuar, rrotullohemi e rrotullohemi në një spirale.

Në vetëm 7 vite kanë ikur rreth 600 mijë shqiptarë, eksodi vazhdon akoma, ikin pjesa më elitare e vendit, por asnjëherë nuk duhet ta humbasim shpresën, pasi ky vend mund të bëhet me gjithë këto pasuri natyrore.

Problemi qëndron tek lidershipi, është autokrat, diktatorial, sheh vetëm interesin e vet, partisë së vet, mendoj që populli duhet të ngrihet, t'i lëmë partitë mënjanë, qytetarët duhet të protestojnë për të drejtat e tyre", është shprehur ai.

Ai gjithashtu u pyet nga gazetarja Ndreu se a është momenti që qytetarët duhet t'i përgjigjen kësaj thirrje të presidentit për datën 2 mars.

"Unë mendoj se çdo qytetar që nuk ka një staturë politike, është doktor, avokat apo inxhinjer duhet të bashkohet me cdo thirrje për të mbrojtur kushtetutën e të drejtat e tij themelore", ka thënë ai.

Pjesë e intervistave të emisionit "Pa protokoll"  ishte edhe ish studenti i 91-shit, Arben Muça.

Ai është shprehur kishin hyrë më datë 18 edhe pse më 20 shkurt u rrëzua busti.

"Kishte 13 kërkesa, ku njëra nga ato ishte heqja e emrit dhe simboleve  të diktatorit. unë kam qenë student i Akademisë së Arteve.  

Që me 5 shkurt filluan të mblidhen emrat në të gjithë personave nëpër godinat e fakulteteve.

Të gjthë me zemër ishin aty, ata 723 ose 750 ose 700,  është një numër që duhet të shikohet me një sy dhe ngelje në memorie pasi të gjithë donin të ishin aty,  por vendi ishte shumë i vogël.

Një pjesë e tyre kanë ikur jashtë, janë bëë avokatë, inxhinjerë , por kanë marrë një hap pas për shkak të politikës", është shprehur ai.

Sipas tij asnjë student i grevës nuk ka qenë në shesh më 20 shkurt, kanë qenë qytetarë të Tiranës, studentët qendruan në godinë dhe e morën vesh përmes radios lajmin e rrëzimit të bustit.

"E dëgjuam në radio se çfarë ndodhi. Mbaj mend që kam një pjesë të bronzit e kam në shtëpi, për ta patur kujtim që ne arritëm të mposhtim një diktator", ka thënë ai.

Ai është shprehur se Shqipëria ka arritur shumë gjëra dhe ne kemi treguar se e kemi më të lehtë të shkojmë drejt Europës, pasi partia demokratike ka patur 2 herë pushtet.

"Ne kemi dy thirrje, 'Liri Demokraci' dhe 'drejt Europës', lirinë dhe demokracinë e arritëm, tani na ka ngelur fjala drejt Europës dhe mendoj se do ta arrijmë, pasi PD arriti shumë si  liberalizmimin e vizave, futjen në NATO.

Fati na dha mundësinë të jemi në kohën e duhur aty, jam krenar që jam pjesë atij brezi dhe personat e atij brezi janë shumë të fortë", ka mbyllur intervistën Muça.

Kujtojmë që në datën 20 shkurt të vitit 1991 u rrëzua busti i diktatorit të asaj kohe, Enver Hoxhes duke i dhënë Shqipërisë mundësinë e demokracisë së shumëkërkuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 22/02/2020 22:56

    I ka zene frika te gjithe politikanet e bejne thirrje mos ikni se sdo kene ke te vjedhin. Shqipetaret ikin se nuk pranojne me te vidhen e poshterohen te gjithe menojne te shpetojne koken sa me larg prej jush, por jo Shqiperise.

    Përgjigju
  • Malo: 22/02/2020 15:21

    O dhondrroo une vij po me dhe nje apartament te vogel aty te palltet e tuja. Ti rehat e milioner, une ne proteste ee?? Qeke tullac i zgjut mer qen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU