TEPELENE - Ka shkuar në  3.2 tonë cannabis sativa, sasia e drogës së sekuestruar nga Policia e Gjirokastrës në një stan në Kurvelesh në vijimësi të operacionit të koduar “llufa”.

1 ton lëndë narkotike, shumica në formë boçe në proces tharje u gjet në një stan në vendin e quajtur Llufe në malin e Kurveleshit gjatë paradites së të premtes.

Ndërsa pjesa tjetër prej 2.2 tonë bimë narkotike, e kultivuar në 4 parcela u zbulua në vijimësi të akisonit të Sektorit kundër Narkotikëve disa orë më vonë. Edhe kjo sasi droge ishte në proces tharje dhe e kultivuar. Pas sekuestrimit, droga është asgjësuar në vend me anë të djegies.

Sipas policisë personat që kanë kultivuar drogën janë larguar duke u fshehur në mal, por janë identifikuar nga oficerët e policisë Gjirokastër. Sipas policisë lokale, autorët janë 4 persona të rinj në moshë, banues në qarkun e Gjirokastrës. Të 4 këta persona tashmë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen dhe vënien e tyre në pranga.

droge tepelene

droge gjirokaster

droge tepelene

droge gjirokaster

 Foto të tjera 

Më herët në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës ishte dhe vetë kreu i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Drejtori i Pergjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda Ardian Çipa, të cilët zhvilluan takim me krerët e Policisë së Gjirokastrës.


haki cako

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)